Çfarë nuk shkon me shitjen e mjaltit në vend? - Bletërritësit: Të eliminohet tregtia në të zezë, subvencion për njësi prodhimi

Bletërritësit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë ngritjen dhe fuqizimin e pikave të grumbullimit si e vetmja formë për të shmangur shitjen e mjaltit në mënyrë informale, në ambiente të papërshtatshme dhe pa elementë sigurie, gjë që ka sjellë paragjykim për produktin shqiptar.
Nga ana tjetër kërkohet të ndryshohet skema e subvencioneve, duke subvencionuar për njësi prodhimi. Kërkesat janë bërë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese gjatë diskutimit të projektligjit për bletarinë.
Nga ana tjetër kompanitë që mbledhin mjaltë, penalizohen në limitin e blerjeve dhe në eksport.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Prodhimi vjetor i mjaltit në vend ka arritur në 5 mijë ton, dukë mbuluar pjesën më të madhe të konsumit. Projektligji për bletarinë i cili po kalon hallkat e fundit të diskutimit, pritet të rregullojë të gjithë sektorin.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Treguesit kryesorë ekonomikë, relativisht solidë” - Guvernatori i BSH, Sejko, takohet me nje delegacion të Bankës Qendrore Europiane
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 ka sjellë rritje të shpejtë të inflacionit në vend. Megjithatë, kjo rritje është shfaqur e......

Rritja e pagës minimale godet edhe Call Centerat Informaliteti e ka “ndëshkuar”, një nga sektorët që ka nevojë për formalizim
Në dy vite të fundit një nga sektorët më të goditur është dhe ai i Call Centerave. Informaliteti gjithashtu ka ndikuar negativisaht. “Faktikisht është një......

Cila është Holta Zaçaj, Kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese - Fiton në raundin e tretë me 5 vota garën kundër Papajorgjit dhe Seminit
Pas dështimit të dy raundeve të para, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi shumicën e votave, Holta Zaçaj është zgjedhur Kryetare e re e Gjykatës......

75 mln dollarë për ujësjellës-kanalizimet - Huaja e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit
Një hua prej 75 milionë dollarë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri.......

Rritja e Bonove fut në “lojë” bankat, rrisin interesat e depozitave - Në janar 2023 shkojnë deri 3.8% normat për depozitat 60-mujore, deri 3.5% 2-vjeçaret
Jo vetëm bonot e thesarit, por edhe interesat e depozitave po reflektojnë tashmë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë.......

18.4% e energjisë së konsumuar për humbjet në rrjet - TV SCAN zbardh bilancin e energjisë për vitin 2022. U prodhua 7 mln mWh
Rreth 7 milion mwh energji u prodhuan gjatë vitit 2022, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 55% të sasisë totale. Sipas të......

Analizë/ Të rrisim çmimet apo jo? Prodhuesit e mallrave të konsumit peshojnë bastet mbi fuqinë e blerësit!
Çmimet e produkteve bazë të përditshme mund të rriten përsëri këtë vit, ndërsa ato të të tjerave (pak më luks) ka të ngjarë të qëndrojnë pa lëvizur, pasi......

Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën
Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të......