Transport urban pa emetime - Nis asistenca për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Politika të bazuara në të dhëna

Komuniteti i Transportit ka nisur zyrtarisht asistencën teknike për platformën e re rajonale “Clean Bus - Plane të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban”, një nismë që synon të mbështesë transportin urban me zero emetime dhe planifikimin modern të mobilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tonë.
Kjo platformë vjen për të adresuar një boshllëk të rëndësishëm në rajon, që është mungesa e një sistemi të përbashkët për grumbullimin, vizualizimin dhe krahasimin e të dhënave mbi autobusët e pastër dhe mobilitetin urban.
Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, nisma pritet të sjellë përfitime konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor, si: politika të bazuara në të dhëna të standardizuara sipas BE-së, bashkëpunim më të fortë ndërmjet ministrive, bashkive, operatorëve dhe institucioneve financiare, ngritje kapacitetesh përmes mjeteve të përbashkëta dhe moduleve të trajnimit, si dhe transparencë më të madhe.
“Këto instrumente do t’u ndihmojnë autoriteteve kombëtare dhe lokale të hartojnë strategji më të forta, të tërheqin financime dhe të demonstrojnë progresin ndaj institucioneve të BE-së dhe qytetarëve”, - thuhet në njoftimin për shtyp.
Kreu i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, theksoi se kjo nismë është e lidhur drejtpërdrejt me objektivat rajonale për mobilitet të pastër dhe me kërkesat e reja të politikave evropiane. Ai kujtoi se me rregulloren e re TEN-T, qytetet evropiane duhet të hartojnë Plane të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban, të kalojnë në flota me zero emetime dhe të sigurojnë monitorim të matshëm të performancës deri në vitin 2030.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ecin në të njëjtin drejtim për të mbetur konkurruese dhe të përputhshme me acquis të BE-së”, - u shpreh Zakonjšek.
Mashtrime online me oferta të rreme për kredi - Policia e Shtetit informon dhe ndërgjegjëson qytetarët
Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që......
Ekonomia e eurozonës e mbyll vitin me baza të forta - Konfirmohet qëndrueshmëria edhe në 2025-ën
Ekonomitë më të mëdha të eurozonës u rritën me një ritëm modest, por të qëndrueshëm, tremujorin e kaluar, ndërsa konsumi dhe investimet u rritën për të......
Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim - Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish, reagim nga platformat
Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar së fundmi ligjin “për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje” Për herë të pare, ligji adreson......
Formimi profesional, rritet përfshirja e të rinjve - AKPA: Mbi 13 mijë përfitues nga trajnimet profesionale në 2025-ën
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se gjatë vitit të kaluar, 13.363 individë kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional në të......
Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij zbritës që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa ka pasur rritje të......
Ngadalësohet ekonomia franceze - Rritja në tremujorin e fundit të vitit 2025 ishte 0,2%
Ekonomia e Francës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke u ngadalësuar pas një rimëkëmbjeje të fortë gjatë verës, ndërsa......
3,1 mld euro për energji efikase në Spanjë - Komisioni Evropian miraton një skemë ndihme shtetërore
Komisioni Evropian ka miratuar një skemë ndihme shtetërore spanjolle prej 3.1 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga......
Sërish shtrenjtim i energjisë në Kosovë? - KESCO kërkon rritje të çmimit prej 21.3%
Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një kërkesë për rritje të çmimit të......


