Formimi profesional, rritet përfshirja e të rinjve - AKPA: Mbi 13 mijë përfitues nga trajnimet profesionale në 2025-ën

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se gjatë vitit të kaluar, 13.363 individë kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional në të gjithë vendin. Ky numër përfaqëson një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar interesin në rritje për trajnime profesionale.
Sipas të dhënave të publikuara nga AKPA, një pjesë e konsiderueshme e përfituesve janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, me 7.642 kursantë, 22.7% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, 7.296 gra dhe vajza kanë ndjekur programe formimi profesional, me një rritje prej 18.9% krahasuar me një vit më parë.
Në kategoritë e grupeve në nevojë, 1.156 përfitues janë anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike, të cilët janë përfshirë në programe që synojnë rritjen e aftësive dhe punësimin. Gjithashtu, 356 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane kanë marrë pjesë në trajnimet profesionale, si dhe 233 persona me aftësi të kufizuara të përfshirë në këto programe, në kuadër të politikave për përfshirje sociale dhe barazi në tregun e punës.
AKPA thekson se objektivi kryesor i këtyre programeve mbetet aftësimi profesional cilësor dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë, me synim integrimin e qëndrueshëm në tregun e punës, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël, në përputhje me nevojat e tregut të punës për vitet në vijim.
Programet përfshijnë trajnime profesionale, mbështetje për vetëpunësim dhe masa për fuqizim ekonomik, në bashkëpunim me institucionet publike dhe partnerë të tjerë.
Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij zbritës që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa ka pasur rritje të......
Ngadalësohet ekonomia franceze - Rritja në tremujorin e fundit të vitit 2025 ishte 0,2%
Ekonomia e Francës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke u ngadalësuar pas një rimëkëmbjeje të fortë gjatë verës, ndërsa......
3,1 mld euro për energji efikase në Spanjë - Komisioni Evropian miraton një skemë ndihme shtetërore
Komisioni Evropian ka miratuar një skemë ndihme shtetërore spanjolle prej 3.1 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga......
Sërish shtrenjtim i energjisë në Kosovë? - KESCO kërkon rritje të çmimit prej 21.3%
Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një kërkesë për rritje të çmimit të......
Kryeministri Britanik, optimist për bashkëpunimin ekonomik - Presidenti Jinping: Marrëdhënia premton rezultate afatgjata
Në një takim dypalësh në Pekin, kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe presidenti i Kinës Xi Jinping dakortësuan marrëdhëniet shtetërore duke premtuar......
Fondi Europian i pandemisë skadon në gusht - BE: RRF nxiti 40% të ndikimit të përgjithshëm ekonomik
Ekonomia e BE pritet të arrijë 1.4% më shumë këtë vit pas efektit të investimeve dhe reformave të zbatuara në kuadër të fondit të rimëkëmbjes nga pandemia të......
Qumështi për bebe “Aptamil” tërhiqet nga tregu - AKU merr njoftim nga RASFF. Marka e dytë me përmbajtje toksike brenda muajit
Një tjetër markë e qumështit formulë për bebe ka rezultuar me praninë një toksine shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit......
Shpallen fituesit e Konkursit Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”
Juria e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore” ka bërë publike vendimet......


