Mashtrime online me oferta të rreme për kredi - Policia e Shtetit informon dhe ndërgjegjëson qytetarët

Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të bëjnë me oferta të rreme për kredi.
Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese.
Këto oferta janë mashtruese dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.
Policia e Shtetit këshillon qytetarët që:
Të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta.
Përpara se të aplikojnë për kredi pranë institucioneve financiare, të verifikojnë gjithmonë informacionin.
Të komunikojnë drejtpërdrejt me personelin bankar, duke përdorur vetëm kontaktet zyrtare të publikuara në faqet zyrtare të bankave përkatëse, veçanërisht në rastet kur nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në degët bankare.
Qytetarët ftohen që çdo rast të dyshuar për mashtrim ta denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe hetimin e këtyre veprave penale.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik dhe apelon për kujdes, verifikim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve.
Ekonomia e eurozonës e mbyll vitin me baza të forta - Konfirmohet qëndrueshmëria edhe në 2025-ën
Ekonomitë më të mëdha të eurozonës u rritën me një ritëm modest, por të qëndrueshëm, tremujorin e kaluar, ndërsa konsumi dhe investimet u rritën për të......
Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim - Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish, reagim nga platformat
Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar së fundmi ligjin “për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje” Për herë të pare, ligji adreson......
Formimi profesional, rritet përfshirja e të rinjve - AKPA: Mbi 13 mijë përfitues nga trajnimet profesionale në 2025-ën
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se gjatë vitit të kaluar, 13.363 individë kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional në të......
Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij zbritës që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa ka pasur rritje të......
Ngadalësohet ekonomia franceze - Rritja në tremujorin e fundit të vitit 2025 ishte 0,2%
Ekonomia e Francës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke u ngadalësuar pas një rimëkëmbjeje të fortë gjatë verës, ndërsa......
3,1 mld euro për energji efikase në Spanjë - Komisioni Evropian miraton një skemë ndihme shtetërore
Komisioni Evropian ka miratuar një skemë ndihme shtetërore spanjolle prej 3.1 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga......
Sërish shtrenjtim i energjisë në Kosovë? - KESCO kërkon rritje të çmimit prej 21.3%
Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një kërkesë për rritje të çmimit të......
Kryeministri Britanik, optimist për bashkëpunimin ekonomik - Presidenti Jinping: Marrëdhënia premton rezultate afatgjata
Në një takim dypalësh në Pekin, kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe presidenti i Kinës Xi Jinping dakortësuan marrëdhëniet shtetërore duke premtuar......


