Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 10:10

Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë

Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij zbritës që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa ka pasur rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 80.6 lekë dhe duke shitur me 81.8 lekë në raport me dje.

Monedha europiane sakaq sikurse edhe fundjavën e kaluar nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të vlerës duke e mbyllur edhe këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë sot me 96.4 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën në rritje teksa është blerë me 104.9 lekë dhe është shitur me 106 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e enjte duke e mbyllur javën në kuota relativisht konstante duke u blerë sot me 110.9 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat