Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 11:02

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për Shqipërinë” - Sejko dhe Malaj, në Mbledhjen e Konstituencës së FMN dhe BB

Nga Hamit Yzeiraj

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali.

Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së). Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.

Në përfundim, Guvernatori u shpreh se: “- Si bankë qendrore, përparësia jonë është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë, duke u treguar të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe përmirësuar vazhdimisht kuadrin tonë të politikës ekonomike.”

Ndërsa, Ministri Malaj gjatë takimit, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e vijimësisë së koordinimit midis vendeve dhe mbështetjes nëpërmjet këtyre dy institucioneve partnere.

“Ekonomia jonë ka vijuar të rritet me ritme relativisht të larta e të qëndrueshme. Në vitin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në rreth 25 miliardë euro, me një rritje reale prej 4%, ndërsa financat publike vijuan trajektoren e tyre konsoliduese, ku borxhi publik shënoi nivelin më të ulët prej 54% të PBB-së”, tha Ministri Malaj.

Mbledhja e Konstituencës ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvojat midis vendeve në përballimin e sfidave të ndryshme.

 

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për 

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për “Tarifat e SHBA, të papërfillshme për

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat