Britania drejt anëtarësimit në paktin doganor evropian? - Konventa do t'u jepte eksportuesve më shumë fleksibilitet në tregti
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të konsultohet me bizneset nëse vendi duhet t'i bashkohet një marrëveshjeje doganore evropiane për të thjeshtuar rregullat rreth zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit.
Konventa doganore Pan-Euro-Mesdhetare (PEM) zbut rregullat e origjinës, të dobishme për firmat me zinxhirë prodhimi ndërkombëtarë që kalojnë kufijtë.
Strategjia Tregtare e qeverisë thotë se anëtarësimi do të "rriste fleksibilitetin për eksportuesit e Mbretërisë së Bashkuar. Prandaj, çështja e anëtarësimit meriton shqyrtim të mëtejshëm, dhe kjo reflektohet nga reagimet e bizneseve,” thotë dokumenti.
Konventa Pan-Euro-Mesdhetare mbulon 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe dhjetëra vende të tjera në rajon, duke filluar nga Turqia, Maroku, Siria deri te Serbia, Moldavia dhe Ukraina.
Marrëveshja nuk është një bashkim doganor dhe Mbretëria e Bashkuar do të mbajë ende një politikë të pavarur tregtare, si dhe do të vendosë tarifat dhe kuotat e veta.
Por nga kjo mund të përfitojnë bizneset, pasi prodhuesit, që furnizojnë pjesë të produkteve të tyre nga vendet e tjera të Konventës, do të përballen me më pak burokraci.
Sipas rregullave të tregtisë ndërkombëtare, produktet mund të përfitojnë nga tarifat e ulëta në marrëveshjet e tregtisë së lirë vetëm nëse ato prodhohen në vendet që janë palë në marrëveshje.
Megjithatë, nëse një produkt prodhohet në më shumë se një shtet, atëherë "rregullat e origjinës" përcaktojnë nëse ai llogaritet si i prodhuar në vend apo si import i huaj.
Sipas Konventës Pan-Euro-Mesdhetare, kompanitë ndonjëherë mund t'i llogarisin inputet nga anëtarët e tjerë si prodhim vendas, duke u dhënë atyre më shumë fleksibilitet, pa rrezikuar të goditen nga tarifat.

Pse po shtohen vështirësitë për bizneset? - Eksperti: Shkaqet janë nga mungesa e punonjësve, te kostot e rritjes së pagave
Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, raportojnë se sipërmarrjet apo bizneset në 8 qarqet e Shqipërisë janë reduktuar gjatë 2024. Në një......

Praktikë pune në administratë/ Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë......

BE, treg i përbashkët për shërbimet hapësinore - Akti synon të forcojë pozitën e bllokut në arenën globale
Komisioni i BE-së synon të krijojë një treg të përbashkët konkurrues për shërbimet dhe të dhënat hapësinore duke ulur burokracinë, duke mbrojtur asetet......

Sa para’ mbajnë shqiptarët në bankë? - Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i rikthehen rritjes. Rreth 1.38 trilionë lekë në maj
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i janë rikthyer rritjes në maj, pas një rënieje në dy muajt paraardhës. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma......

SHBA, marrëveshje me Kinën për mineralet - Pakti synon të përshpejtojë dërgesat e metaleve të rralla
Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kinën se si të përshpejtojnë dërgesat e metaleve të rralla në SHBA, tha një zyrtar i Shtëpisë së......

Vreshtat, sa rrush u prodhua nga fermerët? - Kaçorri: Orientim drejt cilësisë dhe varieteteve autoktone
Sipërfaqet e kultivuara me vreshta në të gjithë Shqipërinë, kanë arritur të japin një prodhim prej 183 mijë ton rrush përgjatë vitit 2024. Shifrat e INSTAT,......

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi tenderët, 7 km janë pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Hapja e procedurës tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar shënon përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit......

“OBT, e paralizuar prej vitesh” - BE propozon krijimin e një organizate të re tregtie
Në samitin e BE-së në Bruksel, udhëheqësit evropianë diskutuan mundësinë e reformimit të kuadrit institucional të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke......