Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 10:15

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar rënie këtë mëngjes duke e mbyllur javën edhe ajo në rënie teksa është blerë sot me 97.6 lekë dhe është shitur me 98.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar zbritje të kuotës duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 105 lekë në raport me ditën që lamë pas.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik e ka mbyllur këtë periudhë 7 ditore në vlera të paqëndrueshme duke u blerë sot me 114.1 lekë dhe duke u shitur me 115.5 lekë në raport me dje.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat