Analiza Postuar më 27 Qershor 2025, 10:51

Blerja e pronave, nën “valën” e huamarrjes/ Kreditë ndryshojnë “drejtim”. Më pak për sipërmarrje, më shumë për individët

Nga Xhorxhina Deda

Blerja e pronave, nën “valën” e huamarrjes/ Kreditë

Në muajin Maj 2025, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar arriti në 34.4 miliardë lekë, me një rritje shumë të lehtë prej 2.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Megjithëse kemi të bëjmë me një vlerë më të lartë në total, dinamika brenda strukturës së huamarrjes tregon një tendencë interesante, bizneset kanë ulur kërkesën për kredi, ndërsa individët kanë shtuar ndjeshëm huamarrjen.

Konkretisht, në Maj 2025, kreditë për korporatat jofinanciare private, pra bizneset, ranë në 22.96 miliardë lekë, nga 23.66 miliardë lekë një vit më parë. Rënia vlerësohet në rreth 696 milionë lekë ose gati 3% më pak në terma vjetorë.

Në të kundërt, individët dhe institucionet që u shërbejnë atyre kanë rritur huamarrjen në mënyrë të dukshme. Kreditë për këtë kategori u rritën nga 9.86 miliardë lekë në 11.37 miliardë lekë, me një rritje prej 15.3% krahasuar me Majin e vitit 2024. Kjo është edhe rritja më e madhe vjetore për individët që prej pandemisë.

Për sa i përket huave për blerje banesash, ato regjistruan një tjetër muaj me rritje të qëndrueshme. Në Maj 2025 u dhanë 5.9 miliardë lekë kredi për blerje banese, duke u rritur me 17.7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e lartë e dhënë ndonjëherë për këtë qëllim në muajin Maj që prej vitit 2016, duke reflektuar gjallërinë në tregun e pasurive të paluajtshme, pavarësisht kostos në rritje të jetesës dhe interesave.

Në një analizë më të gjerë krahasuese, vërehet se kredia për individët është rritur më shumë se dyfish krahasuar me Majin e vitit 2020, një reflektim i rimëkëmbjes graduale dhe rritjes së konsumit. Nga ana tjetër, kreditimi për bizneset mbetet në nivele të larta, por me një ngadalësim të dukshëm pas rritjes së fortë që shënuan në vitin 2024.

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat