Balluku në Kuvend për biokarburantet - “Lehtësira fiskale për përdorimin e tyre. Të nxitet edhe kultivimi i bimëve energjetike”
Është diskutuar në seancën plenare projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se përveç uljes së emetimeve të gazeve serrë, ndër objektivat e këtij projektligji është krijimi i një sektori të ri që lidh sektorin bujqësor me atë të energjisë së rinovueshme.
“Ky projektligj synon promovimin e prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjesë të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Gjithashtu, ky projektligj parashikon krijimin e politikave nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundësinë e përdorimit të biomasave me origjinë të ndryshme për të garantuar mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazit serrë për biokarburantet, biolëngjet dhe lëndët djegëse nga biomasa.”
Biokarburantet pritet të kushtojnë rreth 82.68 lekë për litër më pak se karburantet aktuale.
“Ky projektligj përcakton pikërisht sasinë minimale vjetorë në treg të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse të rinovueshme për transport, të cilat plotësojnë kriteret e qëndrueshmërisë dhe reduktimin e emetimeve të gazit serrë për biokarburantet, që duhet të jenë jo më pak se 1% e sasisë së konsumit përfundimtar të lëndëve djegëse në sektorin e transportit, duke filluar nga viti 2026 dhe me synimin që të rritet 1% çdo vit.”
Ky projektligj është pjesë e një pakete me akte nënligjore për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e klimës, ku përfshihet edhe ligji për sektorin e energjisë, për eficiencën e energjisë dhe për perfomancën energjetike në ndërtesa.

Presionet e Trump mbi Fed rrëzojnë dollarin - Zëvendësimi i mundshëm i Powell “lëkund” tregjet dhe forcon euron
Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së......

Sa u ndikuan kreditë nga kursi i këmbimit? - BSH: Forcimi i lekut solli rënien e huave të pambrojtura në 23.5% gjatë 2024
Gjatë vitit 2024, bankat kanë dhënë më shumë kredi ndaj sektorit privat sesa ndaj individëve. Shifrat tregojnë se 60% e kredisë është marrë nga bizneset dhe......

Energjia, rekord emetimesh globale të CO2 - Raporti: Ndotja në këtë sektor u rrit për të katërtin vit radhazi
Emetimet globale të dioksidit të karbonit nga sektori i energjisë arritën një nivel rekord për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Përdorimi i lëndëve......

Central diellor 62 MW në Kolonjë - Projekti miratohet në qeveri, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 62 MW në fshatin Taç Lartë të Bashkisë Kolonjë. Projekti do të zbatohet nga kompania......

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë - Me rreth 3,900 persona, vendi renditet i treti në botë pas SHBA-së dhe Kinës
Në Gjermani numërohen rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur, njerëz me pasuri financiare mbi 100 milionë dollarë. Brenda një viti numri i super të......

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka jonë”, inovacion në fuqizimin e komuniteve lokale
Tokat bujqësore të konfiskuara nga krimi i organizuar do të vihen në funkson të ripërdorimit, përmes zhvillimit të bujqësisë sociale si një instrument......

Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm - Papunësia/ 39 mijë të dekurajuar, 60 mijë të “zënë” me shtëpinë
Ndonëse punësimi është rritur në tre muajt e parë të vitit, një pjesë e popullsisë, që në përqindje mund të duket e vogël, por në shifra ka peshë, nuk është......

Administrata “mban në këmbë” ekonominë/ PBB u rrit me 4.05% vitin e kaluar, por pesha e bujqësisë dhe industrisë bie më tej
Ekonomia e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” tregojnë të dhënat më të fundit nga INSTAT. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e......