Pse po shtohen vështirësitë për bizneset? - Eksperti: Shkaqet janë nga mungesa e punonjësve, te kostot e rritjes së pagave
Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, raportojnë se sipërmarrjet apo bizneset në 8 qarqet e Shqipërisë janë reduktuar gjatë 2024.
Në një intervistë për Scan Tv, eksperti i ekonomisë Remir Llakaj, nga kontakti me bizneset, listoi se nga faktorët kryesorë janë largimi i punonjësve, rritjae pagave si dhe shtimit të kostove.
“Një ndër faktorët është, vështirësia në gjetjen e punonjësve, ose zëvendësimin e punonjësve të vjetër me punonjës të rinjë. Duke qenë kohët e fundit njerëzit më shumë janë larguar, dhe kjo ka sjell vështirësi në tregun shqiptar në bizneset që të gjejnë punonëjs të rinj. Një ndër arsyet e tjera është dhe mungesa e financimit të kredive, duke qenë se bizneset e vogla hasin vështirësi në financim dhe nëse do i drejtohen institucioneve bankare, ato janë të detyruara të paraqiten me një kolateral, çka në pjesën më të madhe të bizneseve nuk e kanë të disponueshme, sjell që ato të mos kenë më kapital për likuiditet për vazhdimin e aktivitetit tregtar.”
Por për të mos arritur në mbylljen e numrit të bizneseve, eksperti i ekonomisë sugjeron disa incentive të cilat mund të përmirësojnë klimën e biznesit në vend, e kryesisht në qarqe e qytete të vogla.
"Një ndër faktorët kryesor është parashikueshmëri fiskale, çka do të sillte, që nëse do kishte një qëndrueshmëri nga ana tatimore apo nga procedurat fiskale, për bizneset e vogla nuk do kishte ndryshime të shpeshta në legjislacionin tatimor, ajo do krijojnte një gjendje stabël të bizneseve, do të kishin një plan më afatgjatë për investime apo për të zhvilluar biznesin e tyre. Një ndër faktorët e tjerë është dhe digjitalizimi i platformave apo sistemeve të ndryshme që subjektet po përdorin, në këtë mënyrë shmangin të gjithë burokracitë, hapin lehtësira për të bërë aplikime nga më të ndryshmet dhe dorëzimin e dokumenteve në kohë më të shpejtë.”
Ndër të tjera, eksperti Llakaj theksoi se për të përmirësuar klimën e biznesit është ulja e taksave, mbështetja përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme, si dhe rritja e prodhimit vendas, dhe hapja e tregjeve të reja për të zhvilluar tregun e punës.

Praktikë pune në administratë/ Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë......

BE, treg i përbashkët për shërbimet hapësinore - Akti synon të forcojë pozitën e bllokut në arenën globale
Komisioni i BE-së synon të krijojë një treg të përbashkët konkurrues për shërbimet dhe të dhënat hapësinore duke ulur burokracinë, duke mbrojtur asetet......

Sa para’ mbajnë shqiptarët në bankë? - Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i rikthehen rritjes. Rreth 1.38 trilionë lekë në maj
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i janë rikthyer rritjes në maj, pas një rënieje në dy muajt paraardhës. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma......

SHBA, marrëveshje me Kinën për mineralet - Pakti synon të përshpejtojë dërgesat e metaleve të rralla
Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kinën se si të përshpejtojnë dërgesat e metaleve të rralla në SHBA, tha një zyrtar i Shtëpisë së......

Vreshtat, sa rrush u prodhua nga fermerët? - Kaçorri: Orientim drejt cilësisë dhe varieteteve autoktone
Sipërfaqet e kultivuara me vreshta në të gjithë Shqipërinë, kanë arritur të japin një prodhim prej 183 mijë ton rrush përgjatë vitit 2024. Shifrat e INSTAT,......

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi tenderët, 7 km janë pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Hapja e procedurës tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar shënon përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit......

“OBT, e paralizuar prej vitesh” - BE propozon krijimin e një organizate të re tregtie
Në samitin e BE-së në Bruksel, udhëheqësit evropianë diskutuan mundësinë e reformimit të kuadrit institucional të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke......

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për Shqipërinë” - Sejko dhe Malaj, në Mbledhjen e Konstituencës së FMN dhe BB
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar......