Qeveria, aksionere në resortin luksoz të Sazanit - Regjistrohet kompania e re që do përfaqësojë vendin në këtë projekt
Shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës aktiv në projektin gjigant turistik që pritet të ngrihet në ishullin e Sazanit. Një kompani e re me emrin “Albania State Development & Real Estate” është krijuar për të përfaqësuar interesat e shtetit në këtë nismë dhe është regjistruar zyrtarisht më 26 qershor në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Sipas të dhënave të regjistrimit, kjo shoqëri do të ketë për detyrë menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore, me synimin për të rritur vlerën e tyre dhe për t’i përdorur në mënyrë efikase. Një nga funksionet kryesore do të jetë pjesëmarrja në projekte strategjike si "Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit", por edhe në çdo projekt tjetër që do t’i besohet nga autoritetet shtetërore. Gjithashtu, kompania do të ketë mandat për të projektuar dhe zbatuar ndërtime me ndikim në zhvillimin urban, si dhe për të mbikëqyrur zbatimin e kontratave të lidhura me projektin.
Shoqëria është në pronësi të plotë të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), që zotëron kapitalin fillestar prej 50 milionë lekësh. Drejtimin e kompanisë do ta marrë Julian Adili, aktualisht një nga drejtuesit e lartë në strukturën ligjore të AIC-së.
Ndërkohë, kompania amerikane e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, është shpallur investitor strategjik për këtë projekt që daton nga një vendim i qeverisë më 30 dhjetor 2024. Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove, dhe do të shtrihet në rreth 45 hektarë, që përbëjnë afro 8% të sipërfaqes së ishullit.
Ky projekt parashikohet të përfshijë një marinë moderne, një kompleks rezidencial luksoz, njësi akomoduese me standarde të larta, si dhe hapësira gastronomike dhe rekreative. Ndër efektet pozitive që priten nga ky zhvillim është edhe punësimi i më shumë se 1,000 personave gjatë dhe pas ndërtimit të resortit.

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Greqia tërheq të pasurit - 1,200 milionerë të huaj priten të zhvendosen në vitin 2025
Rreth 1,200 milionerë të tjerë të huaj priten të zhvendosen në Greqi në vitin 2025, sipas vlerësimeve të Henley & Partners, që këshillon klientë të pasur për......

U blenë 33.20 mln euro nga tregu valutor - A u zbut indirekt forcimi i lekut? BSH organizoi për herë të parë një ankand me afat tremujor
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 33.20 milionë euro gjatë 3 muajve të parë të 2025. Banka Qendrore mban një rezervë......

AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia ka njohur një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit.......

Balluku në Kuvend për biokarburantet - “Lehtësira fiskale për përdorimin e tyre. Të nxitet edhe kultivimi i bimëve energjetike”
Është diskutuar në seancën plenare projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të......

Presionet e Trump mbi Fed rrëzojnë dollarin - Zëvendësimi i mundshëm i Powell “lëkund” tregjet dhe forcon euron
Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së......

Sa u ndikuan kreditë nga kursi i këmbimit? - BSH: Forcimi i lekut solli rënien e huave të pambrojtura në 23.5% gjatë 2024
Gjatë vitit 2024, bankat kanë dhënë më shumë kredi ndaj sektorit privat sesa ndaj individëve. Shifrat tregojnë se 60% e kredisë është marrë nga bizneset dhe......

Energjia, rekord emetimesh globale të CO2 - Raporti: Ndotja në këtë sektor u rrit për të katërtin vit radhazi
Emetimet globale të dioksidit të karbonit nga sektori i energjisë arritën një nivel rekord për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Përdorimi i lëndëve......