Si do gjurmohen transaksionet e dyshimta? - Rastet kur raportohen/ Bankat dhe pikat valutore krijojnë profilin e rrezikut për klientët
Institucionet bankare dhe jo bankare, shoqëritë e kursim kreditit apo pikat e këmbimit valutor, janë të detyruara të gjurmojnë dhe raportojnë çdo transaksion të dyshimtë. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin këto subjekte, me qëllim parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Pavarësisht masave të vigjilencës së duhur që marrin edhe aktualisht, subjektet duhet të shkojnë përtej dhe janë të detyruara të krijojnë profilin e rrezikut të klientit për të kuptuar qëllimin dhe natyrën e kryerjes së transaksionit. Profili i rrezikut ju shërben subjekteve për të përcaktuar dhe zbatuar masat e vigjilencës së duhur dhe asaj të zgjeruar ndaj klientit.
Sipas udhëzimit, nëse subjektet janë të paafta që të zbatojnë detyrimet e vigjilencës së duhur ndaj klientit: nuk duhet të hapin llogari, të fillojnë një marrëdhënie biznesi apo të kryejnë transaksione dhe duhet të dërgojnë raport të aktivitetit të dyshimtë tek autoriteti përgjegjës.
Subjektet duhet të zbatojnë politika dhe të marrin masat e duhura, sipas rastit, për identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që lidhen me zhvillimet e produkteve të reja, praktikat e biznesit, mënyrat e ofrimit apo kanalet e shpërndarjes; përdorimin e teknologjive të reja apo atyre që janë në zhvillim.
Nga ana tjetër, vigjilenca e zgjeruar duhet të përfshijë masa shtesë, përveç atyre të parashikuara për vigjilencën e duhur, për marrëdhëniet e biznesit, klientëve apo transaksionet me rrezik të lartë.
Në këtë rast, subjektet duhet të kuptojnë dhe testojnë profilin e klientit, të biznesit dhe veprimtarisë së tij lidhur me shërbimet, produktet dhe transaksionet e ofruara nga subjekti; të identifikojnë informacionet me rëndësi dhe të vlerësojnë rrezikun e mundshëm për pastrim parash/financim terrorizmi, në mbështetje të vendimeve që synojnë mbrojtjen nga rreziqet financiare, rregullatore apo reputacionale, si dhe përshtatjen ndaj kërkesave ligjore.
Udhëzimi përcakton se vigjilenca e zgjeruar zbatohet për disa kategori biznesesh, për persona të ekspozuar politikisht, për OJF-të, për marrëdhëniet e biznesit apo transaksionet që përfshijnë vendet me rrezik të lartë; për transaksionet komplekse, me vlera të larta të pazakonta, pa qëllim të dukshëm ekonomik dhe ligjor.
Subjektet i paraqesin një raport autoritetit përgjegjës, në të cilin parashtrojnë dyshimet që kanë për rastet kur e dinë apo dyshojnë se po kryhet, është kryer apo tentohet të kryhet pastrimi i produkteve të veprës penale apo financimi i terrorizmit, apo fonde që rrjedhin nga veprimtari kriminale. Raportimi bëhet me anë të formularit (RAD) menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë. Po ashtu, subjektet janë të detyruara të raportojnë transaksione me vlerë më të lartë se 1 milionë lekë, kryer si një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura me njëra-tjetrën brenda 24 orëve.
Sondazh

Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 4 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......

Gazheli: Doganat, analiza e riskut me inteligjencë artificiale - Dhoma Amerikane organizon forum biznesi për sipërmarrjen 2025
Dhoma Amerikane organizoi një forum biznesi me në fokus procedurat doganore dhe sipërmarrjen 2025. Disa nga çështjet që u ngritën në këtë forum ishin......

Rritet euro, këmbehet me 100 lekë - Përmirësohet ndjeshëm pas një zhvlerësimi të fortë disamujor
Pas muajsh të tërë zhvlerësimi të euros në raport me lekun, monedha evropiane është këmbyer tashmë me 100 lekë. Që prej gushtit, euroja kishte rënë poshtë......

Kush është Tulsi Gabbard kandidatja e Trump për inteligjencën kombëtare dhe pse ka ngritur alarmin në të gjithë botën?!
Ndërsa presidenca e dytë e Donald Trump po fillon, shumë nga të emëruarit e tij në kabinet po tërheqin zemërim nga kundërshtarët e tij politikë. Pete......

BSH: Rënia e interesit të bonove të thesarit uli çmimin e kredisë për individët dhe biznesin!
Banka e Shqipërisë njoftoi se norma e interesit të bonove të thesarit shënoi rritje të lehtë në ankandin e së martës. Sipas BSH në ankandin e kësaj jave u......

Urdhri Ekzekutiv i SHBA/ Çfarë Ndodh me Fondet për Shqipërinë? - Ilaçet dhe shërbimet mjekësore do të vazhdojnë të mbështeten
Nëpërmjet një njoftimi të dërguar nga Ambasada Amerikane për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, njoftohet se, në lidhje me urdhërin ekzekutiv të......

Produktet bujqësore/ Denaj: Rritet me 26% sasia e fruta-perimeve të eksportuara gjatë vitit 2024!
Eksportet e fruta-perimeve kanë shënuar rritje me 26% gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë ka bërë me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit......

Bizneset që u mbyllën dhe ato që po “lulëzojnë”/ Transporti dhe bujqësia “vënë drynin”. Akomodimi dhe informacioni, me rritjen më të lartë
Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 130 mijë ndërmarrje aktive, sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në rritje me rreth 19 mijë njësi në harkun e......