Bizneset që u mbyllën dhe ato që po “lulëzojnë”/ Transporti dhe bujqësia “vënë drynin”. Akomodimi dhe informacioni, me rritjen më të lartë
Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 130 mijë ndërmarrje aktive, sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në rritje me rreth 19 mijë njësi në harkun e 10-të viteve. Por, si kanë ndryshuar ndërmarrjet aktive sipas qarqeve dhe sipas sektorit përgjatë kësaj periudhe? Rezultojnë 4 qarqe në në rang republike që regjistrojnë një rënie të numrit të bizneseve aktive.
Berati, Korça, Fieri dhe Gjirokastra kanë shënuar një rënie të numrit të ndërmarrjeve aktive në harkun kohor të 10-të viteve, me 513, 488, 146 dhe 272 njësi respektivsht, nëse flasim për ndryshimin në numër absolut.
Por, cilat janë qarqet me rritjen më të madhe? Në vend të parë gjejmë Lezhën më një rritje prej 39% ose rreth 1,200 ndërmarrje më shumë në një dekadë. Lista vijon me Tiranën, Durrësin, Kukësin dhe Vlorën si qarqet me rritjen më të lartë. Pra në këtë renditje vihen re kryesisht qarqet bregdetare.
Tani, le të kalojmë tek analiza sipas sektorëve, duke filluar me klasifikimin e parë, shërbime apo prodhim të mirash. Në rang republike, ndërmarrjet aktive të prodhimit kanë patur një rritje më modeste se ato të shërbimeve. Rritja e ndjeshme e ndërmarrjeve aktive në prodhim është thuajse ekskluzivisht rrjedhojë e sektorit të ndërtimit, ku rritja vjetore fiksohet në rreth 44.3%.
Sa i përket shërbimeve ndërkohë, vetëm informacioni/komunikacioni si dhe akomodimi/ushqimi kanë dhënë kontributin më pozitiv me një rritje prej 115% dhe 0.8% në harkun kohor të 10-të viteve.
Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia mjaft e ndjeshme e ndërmarjeve aktive të transportit dhe magazinimit dhe bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Kjo rënie vihet re edhe sipas qarqeve.
Nëse marrim në analizë ndryshimin në harkun e një dekade sa i pëket qarkeve dhe aktiviteteve së bashku shohim se rënien më të lartë e kanë patur ndërrmarrjet e transportit dhe magazinimit në Dibër me 64.9%, Berat me 47.9% dhe ndërmarrjet e buqjësisë në Vlorë. Ndërkohë, nga ana tjetër, rritjen më të lartë prej 172% e kanë shënuar ndërmarrjet informacionit dhe komunikacionit në Tiranë dhe në Kukës. Me rritje të lartë po ashtu gjejmë edhe ndërmarrjet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor në Kukës dhe në Lezhë.
Sondazh

Reshje shiu dhe dëbore/ ARRSH: Rënie gurësh në disa akse në Kukës e Tropojë, qarkullim normal në rrugët kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh në trup të rrugës si në Skurraj-Maqellarë, Kukës-Ura......

Sa bono thesari blenë shqiptarët në 2024? - AMF: Vlera e investimeve, shumëfish më e lartë se në 2023
Në 2024 janë blerë dhe shitur bono thesari dhe obligacione në shuma tepër më të larta se në 2023. Pavarësisht se numri i transaksioneve ka pësuar ulje,......

Gjeneva do të ngrohet me energji të ricikluar nga kjo qendër revolucionare zvicerane e të dhënave!
Një qendër zvicerane e të dhënave e inauguruar këtë javë do të përdorë energjinë e ricikluar për të gjeneruar ngrohje për shtëpitë në zonë. Infomaniak me......

Deti, ajri dhe shinat e trenit shkëmbyen 10.3 mln ton mallra - Pjesa më e madhe u siguruan nga anijet detare, 6% nga trenat
Transporti detar mbetet shtylla kryesore e shkëmbimeve tregtare, duke siguruar 75% të totalit të mallrave të lëvizura. Sipas të dhënave të INSTAT, rrugët e......

Si duhet plotësuar deklarata personale për tatimin mbi pagën? - Ndryshon formula e aplikimit të zbritjeve tatimore për punonjësit
Deklarata e listëpagesës e cila duhet të dorëzohet deri më 31 mars 2025 pranë administratës tatimore ka ndryshuar, në funksion të ligjit të ri të tatimit mbi......

Rruga Vlorë- Orikum, shtesë në fondin e shpronësimeve - Qeveria shton 37 milionë lekë, fondi total 239.5 milionë lekë
Qeveria ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i projektit......

Rezerva Federale i mban normat të qëndrueshme: Divergjenca e politikave me BQE-në zgjerohet!
Rezerva Federale vendosi të mbajë të pandryshuara normat e interesit në intervalin 4.25%-4.50% gjatë takimit të saj të janarit, në përputhje me pritjet e......

Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”/ Rama: Qendër lider me të standardet më të mira europiane
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, aktualisht është në rikonstruksion përmes një investimi të konsiderueshëm të qeverisë shqiptare. Kryeministri......