Rritet euro, këmbehet me 100 lekë - Përmirësohet ndjeshëm pas një zhvlerësimi të fortë disamujor
Pas muajsh të tërë zhvlerësimi të euros në raport me lekun, monedha evropiane është këmbyer tashmë me 100 lekë. Që prej gushtit, euroja kishte rënë poshtë nivelit të 100 lekëve dhe nuk kishte shfaqur shenja përmirësimi deri në javën e fundit të janarit.
Sipas statistikave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në 12 gusht është shënuar thyerja e madhe euro-lek. Për herë të parë, monedha evropiane do të binte poshtë nivelit të 100 lekëve, duke vendosur kështu një realitet të ri në tregun e valutave të huaja.
Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Në muajt e parë të vitit të kaluar, kursi i këmbimit paraqitej disi i qëndrueshëm, por në gjysmën e dytë të vitit filluan të shiheshin shenjat e para të zhvlerësimit të valutave të huaja përkundrejt monedhës vendase.
Megjithëse kursi i këmbimit është shoqëruar me ulje-ngritje të herë pas hershme, që prej gushtit, 1 euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë. Konkretisht, niveli më i ulët do të regjistrohej në 14 nëntor 2024 ku 1 euro u këmbye me 98.11 lekë.
Ndërkohë, viti 2025 nisi me një përmirësim të lehtë. Në krahasim me dy ditët e fundit të muajit dhjetor, ku 1 euro këmbehej me 98.14 lekë dhe 98.15 lekë, në 6 janar, monedha evropiane shënoi një rritje të vogël, ku 1 euro është këmbyer me 98.23 lekë. Në javën e fundit të muajit janar, kursi i këmbimit përjetoi një rritje të menjëhershme.
Në raportin më të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se nëse euro rivlerësohet në nivelet e 2022-it, do të ndikonte negativisht sektorin financiar, familjet dhe bizneset, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë. Nga ana tjetër, rritja e monedhës evropiane pritet të ndikojë pozitivisht bizneset eksportuese, të cilat i kanë kontratat në euro, por do të ndikojë negativisht importet.
Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet në mënyrë më fleksibël, me ndërhyrjen që shërben si një mjet plotësues për të adresuar luhatjet jothemelore. Peshimi i kujdesshëm i kostove dhe përfitimeve të akumulimit të mëtejshëm të rezervës do të ishte gjithashtu i rëndësishëm.
Sondazh

Kush është Tulsi Gabbard kandidatja e Trump për inteligjencën kombëtare dhe pse ka ngritur alarmin në të gjithë botën?!
Ndërsa presidenca e dytë e Donald Trump po fillon, shumë nga të emëruarit e tij në kabinet po tërheqin zemërim nga kundërshtarët e tij politikë. Pete......

BSH: Rënia e interesit të bonove të thesarit uli çmimin e kredisë për individët dhe biznesin!
Banka e Shqipërisë njoftoi se norma e interesit të bonove të thesarit shënoi rritje të lehtë në ankandin e së martës. Sipas BSH në ankandin e kësaj jave u......

Urdhri Ekzekutiv i SHBA/ Çfarë Ndodh me Fondet për Shqipërinë? - Ilaçet dhe shërbimet mjekësore do të vazhdojnë të mbështeten
Nëpërmjet një njoftimi të dërguar nga Ambasada Amerikane për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, njoftohet se, në lidhje me urdhërin ekzekutiv të......

Produktet bujqësore/ Denaj: Rritet me 26% sasia e fruta-perimeve të eksportuara gjatë vitit 2024!
Eksportet e fruta-perimeve kanë shënuar rritje me 26% gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë ka bërë me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit......

Bizneset që u mbyllën dhe ato që po “lulëzojnë”/ Transporti dhe bujqësia “vënë drynin”. Akomodimi dhe informacioni, me rritjen më të lartë
Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 130 mijë ndërmarrje aktive, sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në rritje me rreth 19 mijë njësi në harkun e......

Reshje shiu dhe dëbore/ ARRSH: Rënie gurësh në disa akse në Kukës e Tropojë, qarkullim normal në rrugët kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh në trup të rrugës si në Skurraj-Maqellarë, Kukës-Ura......

Sa bono thesari blenë shqiptarët në 2024? - AMF: Vlera e investimeve, shumëfish më e lartë se në 2023
Në 2024 janë blerë dhe shitur bono thesari dhe obligacione në shuma tepër më të larta se në 2023. Pavarësisht se numri i transaksioneve ka pësuar ulje,......

Gjeneva do të ngrohet me energji të ricikluar nga kjo qendër revolucionare zvicerane e të dhënave!
Një qendër zvicerane e të dhënave e inauguruar këtë javë do të përdorë energjinë e ricikluar për të gjeneruar ngrohje për shtëpitë në zonë. Infomaniak me......