Shqipëria Postuar më 30 Janar 2025, 13:21

Gazheli: Doganat, analiza e riskut me inteligjencë artificiale - Dhoma Amerikane organizon forum biznesi për sipërmarrjen 2025

Nga Diamila Leka

Gazheli: Doganat, analiza e riskut me inteligjencë artificiale - Dhoma

Dhoma Amerikane organizoi një forum biznesi me në fokus procedurat doganore dhe sipërmarrjen 2025. Disa nga çështjet që u ngritën në këtë forum ishin aplikimi i çmimit të referencës për importin e mallrave, zgjerimi i numrit të operatorëve që kryejnë deklarim të thjeshtësuar etj.

Grant Van Cleve President i Dhomës Amerikane

“Kemi privilegjin të bashkëpunojmë me një nga institucionet që po ndryshon dhe reformohet, duke shënuar përparim të dukshëm çdo vit. Prandaj, duam ta mbajmë këtë atmosferë pozitive.”

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, theksoi se për një përmirësim të shërbimit doganor, këtë vit risia do të jetë implementimi i Inteligjencës Artificiale.

“Risia e vitit 2025 do të jetë drejt Inteligjencës Artificiale dhe operacionet data-driven për analizën e riskut, zbatimin(enforcement) të legjislacionit për të siguruar jo vetëm të ardhurat në buxhet por edhe kufijtë nga fenomenet e paligjshme, për të siguruar konkurrencën e ndershme dhe mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë.”

Por cilat janë problematikat konkrete që u ngritën?

Alketa Uruçi Kryetare e Komitetit të Taksave dhe Doganave

“Së pari rasti i kontratave afatgjata që një subjekt tatimpagues improton mallra për një periudhë një vjeçare”.

Forume të kësaj natyre, gjithashtu edhe me takime të Dhomave të tjera të tregtisë, janë pjesë e strategjisë së Doganave me objektiva strategjike të matshëm.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat