Urdhri Ekzekutiv i SHBA/ Çfarë Ndodh me Fondet për Shqipërinë? - Ilaçet dhe shërbimet mjekësore do të vazhdojnë të mbështeten
Nëpërmjet një njoftimi të dërguar nga Ambasada Amerikane për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, njoftohet se, në lidhje me urdhërin ekzekutiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpërndarja e fondeve për programet e ndihmës së huaj do të mbetet e pezulluar.
Ambasada e Amerikës i shpreh përshëndetjet e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi qëllimin e urdhrit ekzekutiv të qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe shpërndarjen e fondeve, në pritje të një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj. Partnerët dhe zbatuesit e programeve të ndihmuara nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim, shprehet Ambasada Amerikane.
Më parë, Ambasada Amerikane, nëpërmjet një postimi, ka informuar se ka dhe përjashtime në lidhje me këtë pezullim.
Për qëllime të zbatimit të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit mbi Rishikimin dhe Riorientimin e Ndihmës së Huaj të Shteteve të Bashkuara, po aprovohet një përjashtim shtesë nga pezullimi i vendosur sipas këtij urdhri dhe udhëzimeve të mia pasuese të datës 24 janar 2025, për ndihmën humanitare jetësore gjatë periudhës së rishikimit, shprehet ndër të tjera në një postim Ambasada Amerikane.
Pra, nga urdhëri ekzekutiv i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, fondet për ndihmat humanitare, ku përfshihen ilaçet, shërbimet mjekësore dhe të tjera, nuk do të preken nga ky pezullim dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vend.
Sondazh

Produktet bujqësore/ Denaj: Rritet me 26% sasia e fruta-perimeve të eksportuara gjatë vitit 2024!
Eksportet e fruta-perimeve kanë shënuar rritje me 26% gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë ka bërë me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit......

Bizneset që u mbyllën dhe ato që po “lulëzojnë”/ Transporti dhe bujqësia “vënë drynin”. Akomodimi dhe informacioni, me rritjen më të lartë
Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 130 mijë ndërmarrje aktive, sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në rritje me rreth 19 mijë njësi në harkun e......

Reshje shiu dhe dëbore/ ARRSH: Rënie gurësh në disa akse në Kukës e Tropojë, qarkullim normal në rrugët kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh në trup të rrugës si në Skurraj-Maqellarë, Kukës-Ura......

Sa bono thesari blenë shqiptarët në 2024? - AMF: Vlera e investimeve, shumëfish më e lartë se në 2023
Në 2024 janë blerë dhe shitur bono thesari dhe obligacione në shuma tepër më të larta se në 2023. Pavarësisht se numri i transaksioneve ka pësuar ulje,......

Gjeneva do të ngrohet me energji të ricikluar nga kjo qendër revolucionare zvicerane e të dhënave!
Një qendër zvicerane e të dhënave e inauguruar këtë javë do të përdorë energjinë e ricikluar për të gjeneruar ngrohje për shtëpitë në zonë. Infomaniak me......

Deti, ajri dhe shinat e trenit shkëmbyen 10.3 mln ton mallra - Pjesa më e madhe u siguruan nga anijet detare, 6% nga trenat
Transporti detar mbetet shtylla kryesore e shkëmbimeve tregtare, duke siguruar 75% të totalit të mallrave të lëvizura. Sipas të dhënave të INSTAT, rrugët e......

Si duhet plotësuar deklarata personale për tatimin mbi pagën? - Ndryshon formula e aplikimit të zbritjeve tatimore për punonjësit
Deklarata e listëpagesës e cila duhet të dorëzohet deri më 31 mars 2025 pranë administratës tatimore ka ndryshuar, në funksion të ligjit të ri të tatimit mbi......

Rruga Vlorë- Orikum, shtesë në fondin e shpronësimeve - Qeveria shton 37 milionë lekë, fondi total 239.5 milionë lekë
Qeveria ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i projektit......