Shqipëria Postuar më 22 Mars 2026, 09:56

“Shqipëria 2030”/Rama: Pritet rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar

Nga Alida Lula

 

 

Në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama përmblodhi zhvillimet kryesore të javës që lamë pas, me fokus tek ecuria pozitive e ekonomisë dhe perspektiva e rritjes në vitet e ardhshme, masat për përmirësimin e trajtimit financiar të forcave të armatosura, si dhe vlerësimet ndërkombëtare për vendin, përfshirë raportin e Freedom House dhe renditjen në fushën e sigurisë kibernetike.

 ''Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32%  e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka na vendos në grupin kryesor të ekonomive me rritjen më të qëndrueshme, por edhe më të lartë gjithmonë sipas atyre organizmave, jo sipas thjeshtë qeverisë shqiptare.
Dhe kjo rritje nuk është rastësi. Ajo mbështetet mbi themelet që hapëm dhe fortifikuam me reformat tona kurajoze të shumëpritura dhe të shumëmunguara për dekada dhe që e kanë vënë vendin në kushtet që të ecë përpara me shpejtësi. Është një rritje që mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim të vazhdueshëm, në ndërkohë, që patjetër, ajo çka është edhe më e mira, e prekshme, në këtë proces rritjeje, është rritja e vazhdueshme e pagave, jo vetëm në sektorin publik, por tanimëedhe në sektorin privat, sidomos për të gjithë ata që kanë një kualifikim të caktuar apo zotërojnë një zanat dhe kjo është edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që të vazhdojnë të shikojnë me optimizëm, mundësinë e kthimit në Shqipëri, pasi për shumë prej tyre, Shqipëria sot ofron më shumë sesa vendet ku ata janë, në ndërkohë që përtej asaj që ofron drejtpërdrejt përsa i përket punës dhe pagës, ofron edhe ngrohtësinë e shtëpisë'' - tha kryeministri Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat