Përfundon Asambleja e PS/ Klosi: Në zgjedhjet e ardhshme lokale synojmë fitoren në çdo bashki
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se në punimet e sotme të Asamblesë janë marrë disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar për të gjithë qarqet. Në një prononcim për gazetarët, pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Klosi tha se u miratuan disa vendime të rëndësishme, pas një analize të detajuar të çdo qarku, për sa i përket rezultateve të arritura, dobësive të evidentuara dhe aty ku ka më shumë vend për përmirësim.
“Po ashtu, miratuam planin e punës nga sot deri më 30 qershor për zgjedhjet vendore të PS. Do të organizohet puna e gjithë anëtarëve të Asamblesë dhe strukturës bazë të PS për analizën e çdo organizate, zgjedhjet në çdo organizatë të PS-së dhe anëtarësime të reja. Do të duhet që në çdo organizatë të PS-së të ketë katër shtime të reja në parti, me theks të dedikuar te gratë në parti dhe te grupimi rinor. Do të bëhen zgjedhjet e strukturave lokale të PS-së, proces i cili do të përmbyllet brenda datës 12 qershor. Sa i përket analizës së detajuar, u evidentuan në çdo qelizë të Shqipërisë rezultatet tona dhe padyshim PS pati një fitore spektakolare në 11 maj. Për sa i përket gjithë territorit, nuk fituam vetëm në bastionet tona elektorale, por fituam në mbi 4000 qendra votimi, mbi 80% të qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë. Qarqet ku rezultati nuk është fitues dëshmojnë një punë në rritje të partisë. Mund të spikasin Shkodra dhe Lezha, të cilat edhe pse nuk ishin fituese, kanë pasur rritje të konsiderueshme të votës. Në Tiranë, do të duhet të kemi një strukturë më fort të organizuar, duke kuptuar që Tirana rritet, ka numrin më të madh të votuesve socialistë, por edhe mundësi për t’i shtuar ato vota. Kandidatura e Tiranës, është shumë herët për të folur për emra. Do të kemi një fazë analize, si edhe rienergjizim të partisë dhe një Asamble që do të merret me funksionimin, kandidimin dhe punën përgatitore”, theksoi Klosi.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, u shpreh se PS në garën e ardhshme hyn për të fituar të gjitha bashkitë, duke theksuar dhe rëndësinë e ngritjes së strukturave të PS për Diasporën në Lokalet 2027.
“Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”/ Reforma e re territoriale, e ardhmja e bashkisë Has
“Vetëqeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ishte aktiviteti i zhvilluar në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale që synon të nxisë......
Bypass-i i Shëngjinit, investim kyç për lehtësimin e trafikut/ Rruga e re panoramike pritet të hapet në verë, zhvillim turizmit
Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në rrugët e zonës turistike te Shëngjinit do të marrë fund brenda vitit 2027, falë ndërtimit të bypassit. Investimi i......
“Kryetarët e bashkive, detyrim 10 kontrata të “Paketës së Maleve”/ Rama-emigrantëve: Kush ka tokë, të vijë të investojë, fitoni më shumë
Nuk do të rikandidohet asnjë kryetar bashkie nëse nuk nënshkruan të paktën 10 kontrata investimesh përmes “Paketës së Maleve”. Gjatë fjalës së mbajtur në......
SHBA dhe Izraeli godasin objektin bërthamor të Natanzit/ Putin: Rusia mbetet një aleate e qëndrueshme e Iranit
Sipas raportimeve të agjencisë iraniane Tasnim News Agency, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ndaj objektit bërthamor të Natanz në......
Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Së shpejti enti shtetëror ndërhyn në tregun e naftës. Ulim akcizën 20% kur çmimi të kalojë 220 lekë/litër
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse......
Bizneset dhe individët, 80.1 milionë euro të ardhura nga “Booking”/ Tatimet: 17.225 subjekte në platformë, deklaroni përmes DIVA
Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të......
Çmimi i arit, përmbyset “streha e sigurt”/ Lufta në Iran, tronditen tregjet globale
Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur......
Papunësia në Kosovë 13.9%/ Raporti, Dallime të mëdha mes gjinive
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij......


