“Liria në botë 2026”/Rama: Raporti, Shqipëria kryesuese në rajon
Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv në raportin ndërkombëtar të Freedom House, “Liria në botë 2026”, ku renditet si vendi më i vlerësuar në rajon për shkallën e lirisë.
Raporti vlerëson progresin e vendit në aspektin e të drejtave politike, funksionimin e institucioneve, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama tha në Potkastin ''Flasim'', se Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj jo vetëm në krahasim me të kaluarën, por dhe në raport me vendet e rajonit, duke lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Serbinë.
“Ky rezultat na vendos në krye të rajonit, duke reflektuar progresin e vendit në të drejtat politike, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo që e bën më domethënëse këtë rezultat është fakti se ai vjen në një kohë kur liria dhe demokracia po përballen me sfida globale” - tha Rama.
Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sigurisë kibernetike, duke shtuar se Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë ndërkombëtare në këtë fushë.
“Raporti për sigurinë kibernetike ka një rëndësi të veçantë, sepse ne jemi në fokusin e një armiku, që na sulmoi në mënyrë të pamëshirshme, disa vite më parë, duke na gjetur, jo plotësisht të përgatitur, po pa mundur të na bëjë dëmin që parashikonte dhe na sulmon përditë, po tanimë, pa asnjë sukses apo me ndonjë gërvishtje të lehtë fare, siç ndodhi me disa materiale, krejt pa asnjë rëndësi të Kuvendit të Shqipërisë, edhe për shkak se sistemi i Kuvendit nuk është ende plotësisht i integruar në sistemin tonë të mbrojtjes”, deklaroi Rama.
Sipas këtij indeksi ndërkombëtar, Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë.
Rritja e çmimit të karburantit/ Rama: Ulet akciza 20%. Nuk lejojmë abuzimet për të mbushur disa xhepat
Në kohën kur për konsultim publik është projektligji për rezervat strategjike, në shënimet e javës, kryeministri Rama, ka folur sërish për masat për të......
“Shqipëria 2030”/Rama: Pritet rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar
Në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama përmblodhi zhvillimet kryesore të javës që lamë pas, me fokus tek ecuria pozitive e......
Shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Tiranë/ Task-Forca vijon kontrollet
Task-forca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore konstatoi shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në......
''Fieri, lokomotivë fitoreje dhe zhvillimi''/ Balluku: Mirënjohëse për rikonfirmimin si drejtuese politike e këtij qarku
Drejtuesja e PS për qarkun Fier Belinda Balluku, në një postim në facebook, është shprehur mirënjohëse për rikonfirmimin në këtë detyrë. Ajo ka vlerësuar......
Rama ndryshon drejtuesit në 6 qarqe/ Konfirmohet Belinda Balluku, ikën Spiropali, Tiranën e merr Balla. Dy ministrat e rinj, Karakaçi në Shkodër e Nufi në Lezhë
Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur vendimet dhe......
Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik i punimeve në masën 77%
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban. Ai tha se “realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën......
Përfundon Asambleja e PS/ Klosi: Në zgjedhjet e ardhshme lokale synojmë fitoren në çdo bashki
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se në punimet e sotme të Asamblesë janë marrë disa vendime të rëndësishme pas analizës së......
“Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”/ Reforma e re territoriale, e ardhmja e bashkisë Has
“Vetëqeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ishte aktiviteti i zhvilluar në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale që synon të nxisë......


