Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 19:13

''Fieri, lokomotivë fitoreje dhe zhvillimi''/ Balluku: Mirënjohëse për rikonfirmimin si drejtuese politike e këtij qarku

Nga Scan TV

 


Drejtuesja e PS për qarkun Fier Belinda Balluku, në një postim në facebook, është shprehur mirënjohëse për rikonfirmimin në këtë detyrë. Ajo ka vlerësuar punën e skuadrës që po punon në shërbim të zhvillimit ekonomik të këtij qarku, që njihet si hambari i Shqipërisë.

''Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike. Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.
Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua''- shkruan Balluku.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat