“Kryetarët e bashkive, detyrim 10 kontrata të “Paketës së Maleve”/ Rama-emigrantëve: Kush ka tokë, të vijë të investojë, fitoni më shumë

Nuk do të rikandidohet asnjë kryetar bashkie nëse nuk nënshkruan të paktën 10 kontrata investimesh përmes “Paketës së Maleve”. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Sociale, Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet kthyer vëmendja nga diaspora dhe duhen tërhequr emigrantët që të investojnë në vendin e tyre.
“Zgjedhjet e reja vendore janë momenti për ti kthyer diasporës vëmendjen që meriton. Paketa e maleve dhe linjat e kredisë së Bankës së Shqipërisë së bashku me burime të tjera të financimit për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkëta bujqësore mes bashkive dhe komuniteteve në fshat. Nuk do rikandidohet asnjë kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Pushteti vendor duhet ti vërë gishtin të gjitha plagëve që kërkojnë shërim,”sqaroi Rama.
Sipas kryeministri Qeveria do të lançojë një program të ri të quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde” që gjithashtu ka në fokus diasporën. Ndërsa sqaroi se paketa e maleve nuk është për investitorë, por vetëm për ata që gëzojnë një tokë me apo pa dokumentacion dhe duan të investojnë në të.
“Do lançojmë së shpejti një program “dyfisho ndërmarrjen tënde”, dhe do ti japim mundësinë që të financojnë këto ndërmarrje dhe ti rrisin ato. Këto ndërmarrje të mbështetet nga ky instrument financiar dhe kjo është një tjetër rrugë për tiu kthyer shqiptarëve që janë në diasporë atë vëmendje që kanë nevojë. Je një shqiptar që jeton jashtë dhe ke një tokë, eja. Dhe mos dëgjo ata që thonë se paketa e maleve është bërë për ata që duan t\ia japin tokat oligarkëve. Oligarkë në Shqipëri nuk ka. Paketa e maleve është e kundërta. Nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronarë me ligj ose me zakon të tjerët. Paketa e maleve është pikërisht për ata që nuk i kanë titujt e pronësisë të certifikuara. Nëse kanë një tokë ta vënë atë në investim duke investuar ato që kanë fituar. Nuk ka shans që të fitoni më shumë duke punuar për dikë jashtë se sa duke punuar me paketën e maleve këtu dhe po njësoj është programi dyfisho ndërmarrjen tënde”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri bëri një përmbledhje të reformave që do të ndërmerren në vijim, duke nisur nga reforma administrativo-territoriale, riorganizimi i Kuvendit përmes uljes së numrit të deputeteve, ligji për referendumin, siguria ushqimore, etj.
SHBA dhe Izraeli godasin objektin bërthamor të Natanzit/ Putin: Rusia mbetet një aleate e qëndrueshme e Iranit
Sipas raportimeve të agjencisë iraniane Tasnim News Agency, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ndaj objektit bërthamor të Natanz në......
Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Së shpejti enti shtetëror ndërhyn në tregun e naftës. Ulim akcizën 20% kur çmimi të kalojë 220 lekë/litër
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse......
Bizneset dhe individët, 80.1 milionë euro të ardhura nga “Booking”/ Tatimet: 17.225 subjekte në platformë, deklaroni përmes DIVA
Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të......
Çmimi i arit, përmbyset “streha e sigurt”/ Lufta në Iran, tronditen tregjet globale
Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur......
Papunësia në Kosovë 13.9%/ Raporti, Dallime të mëdha mes gjinive
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me 'ReKOS 2024', ka realizuar një studim mbi situatën e papunësisë në vend. Sipas rezultateve të këtij......
Cilat janë lagjet në Shqipëri që po tërheqin investitorë të rinj në 2026? Kërkesa për prona po zhvendoset drejt zonave më pak të zhvilluar
Një studim i publikuar nga ‘Investropa’ tregon se tregu imobiliar në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku vëmendja e investitorëve po zhvendoset......
Ligji për Gjuetinë në fokus të Këshillit Kombëtar të Faunës/ Hapa konkretë për ta bërë efektiv dhe të zbatueshëm
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i Ligjit për Gjuetinë, duke u diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë......
Garancia sovrane në bujqësi, nevojë për rishikim/ Këshilli i Investimeve: Të analizohen kostot dhe procedurat administrative
Këshilli i Investimeve rekomandon nevojën për rritjen e nivelit të shfrytëzimit të skemave të garancisë së kredisë, duke iu referuar konkretisht Garancisë......


