Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 18:46

Rama ndryshon drejtuesit në 6 qarqe/ Konfirmohet Belinda Balluku, ikën Spiropali, Tiranën e merr Balla. Dy ministrat e rinj, Karakaçi në Shkodër e Nufi në Lezhë

Nga Scan TV


Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur vendimet dhe diskutimet kryesore të mbledhjes. Ai njoftoi miratimin e planit të punës të PS deri më 30 qershor, përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe përfshirjen më të madhe të grupit rinor në strukturat e partisë. Ndërkohë janë larguar 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Beci, Eduard Shalsi dhe Emirjana Sako. Në këtë Asamble, Fieri u vlerësua si qarku më i fortë dhe me fitoren më të thellë, duke konfirmuar sërish Belinda Ballukun. Spiropalit nuk do të udhëheqë më asnjë qark, por do jetë drejtuese e njësisë numër 13 në Tiranë bashkë me Anila Denajn. Ogerta Manastirliu
 mbetet drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë. 
Përveç Ballukut, konfirmohen Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Arbian Mazniku në Elbasan dhe Ervin Demo në Berat.
Dy ndryshime, janë dhe përfshirja e dy ministrave të rinj në drejtimin e qarkut Shkodër, që i besohet ministrit të Energjisë dhe infrastrukturës Enea Karakaçi dhe Lezha ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi. Ulsi Manja do të rikthehet në Dibër, ku do të zëvendësojë Blendi Klosin.
Klosi do të marrë drejtimin e qarkut të Durrësit, nga i cili largohet kryebashkiakja Emirjana Sako. Ndërsa në Kukës ku ikën Eduard Shalsi, Rama provon një tjetër figurë të re në PS, deputetin e Tiranës Erion Malaj, i cili u përfshi në listën e sigurt të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Taulant Balla ruajti edhe postin e koordinatorit të PS për diasporën, ndërsa në Asamble u miratua edhe një pr.vendim për organizimin e partisë jashtë kufijve, ku PS synon të shtrijë strukturat e saj. Socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në shtetet, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve, Itali, SHBA, Gjermani, Kanada, dhe Mbretëri e Bashkuar. Afati për regjistrimin e emigrantëve do të nisë më 30 mars dhe do të zgjasë deri më në 30 shtator, ndërsa regjistrimi është bërë më herët vetëm në Greqi.

LISTA

Ogerta Manastirliu- drejtuese politike në qarkun e Tiranës

Taulant Balla- drejtues politik i qarkut të Tiranës

Damian Gjiknuri- drejtues politik i qarkut të Tiranës

Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit

Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit

Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit

Arbjan Mazniku- drejtues politik i qarkut të Elbasanit

Enea Karakaçi-drejtues politik i qarkut të Shkodrës

Bledi Çuçi-drejtues politik i qarkut të Vlorës

Niko Peleshi- drejtues politik i qarkut të Korçë

Ulsi Manja-drejtues i qarkut të Dibrës

Ermal Nuhi-drejtues i qarkut të Lezhës

Mirela Kumbaro-drejtuese politike e qarkut të Gjirkokastrës

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat