Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 19:33

Shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Tiranë/ Task-Forca vijon kontrollet

Nga Alida Lula

Task-forca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore konstatoi shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Tiranë, të identifikuara nga analiza e riskut. Kontrollet, thuhet në njoftimin e Tatimeve, do të vijojnë në të gjithë vendin për të formalizuar tregun, për të ndalur abuzimet me çmimet e karburanteve, dhe për të mbrojtur qytetarët nga rritjet fiktive të çmimeve. 

Ishte kryeministri Rama, i cili më herët njoftoi ringritjen e Bordit të Transparencës, në kuadër të masave të marra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimit të naftës, si rezultat i situatës në Lindjen e Mesme.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje Entin Shtetëror, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu, kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës''- tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat