Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 17:00

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik i punimeve në masën 77%

Nga Scan TV

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban. Ai tha se “realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 77%, ndërsa puna ka ecur me ritme të kënaqshme”.
“Ka përfunduar zgjerimi i të gjithë aksit të rrugës, veprat e artit, muret mbajtëse dhe pritëse dhe janë realizuar mbi 45 km shtresa asfaltike. Përfundimi i këtij aksi do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonave përreth dhe do të nxitë zhvillimin ekonomik e turistik të zones”- tha Kozeli.
Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe iu shërben afro 150 mijë banorëve.
Përfundimi i aksit, do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së banorëve të  këtyre zonave. Gjithashtu, investimi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat” Çarshovë.

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik

Përshpejtohen punimet në aksin Berat-Ballaban- Kozeli: Realizimi fizik

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat