Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 14:44

Bypass-i i Shëngjinit, investim kyç për lehtësimin e trafikut/ Rruga e re panoramike pritet të hapet në verë, zhvillim turizmit

Nga Alida Lula

Bypass-i i Shëngjinit, investim kyç për lehtësimin e

Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në rrugët e zonës turistike te Shëngjinit do të marrë fund brenda vitit 2027, falë ndërtimit të bypassit. Investimi i nisur me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit po ecën me ritme të shpejta, ku traseja e rrugës pritet të përfundojë brenda pak javësh.

Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, sipas të cilit falë këtij investimi dhe autostradës Milot-Balldren, e cila pritet të nisë, zona turistike e Shëngjinit do të aksesohet më shpejt.

Bypass-i do të jetë një rrugë panoramike, e cila do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit në qarkun Lezhë.

Punimet për bypassin e Shëngjinit me gjatësi 8.1 km dhe vlerë investimi 1.1 miliard lekë, kanë nisur që prej muajit tetor të vitit 2025 dhe janë parashikuar të përfundojnë brenda 18 muajsh.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat