Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2025, 11:14

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së filmit-Rama: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët

Nga Scan TV

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së

Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën hapa në përqasjen e ideve inovative dhe atyre kulturore. Në serinë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku të ftuar ishin dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, kreu i qeverisë diskutoi me ta lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe projektet e reja që do të ndihmojnë në zhvillimin e industrisë së filmit dhe artit.

“U takuam bashkë, Pamela nuk ishte këtu, dhe më treguat. Kuptova që për momentin nevoja kryesore ishte vendi, dhe kjo ndodhi pikërisht kur sapo ishin përmbyllur punimet për restaurimin e një objekti të vjetër, ku më parë kishte qenë studioja e zërit e Kinostudios dhe disa hapësira të tjera. Ne e përfytyruam dhe kishim ambicien tonë ta transformonim në një rezidencë për artistët e rinj, për t’u dhënë mundësinë e një hapësire të re, kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit nga A-ja te Zh-ja, që do të thotë për të gjitha hallkat e zinxhirit të gjatë të prodhimit të filmit. U thashë: ‘Më lini të shoh, se kjo mund të jetë një rastësi e paparë.’ Kur ata po bëheshin gati të shpallnin thirrjet për aplikim për rezidentët, yjet na ndritën dhe e morët. Siç e tha edhe kjo, ndodh vetëm në Shqipëri.”

Gjatë podcast-it, një prej të ftuarve, regjisorja Pamela Cederquist, tregoi se Shqipëria ka një vendndodhje qendrore për rrugët historike, duke theksuar se kjo ndihmon në organizimin dhe favorizon vendin për zhvillimin e industrisë së filmit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat