Shitblerja e tokës, “ngërçi” i Shqipërisë me BE - Kolasi: Ligji përkatës pritet të miratohet së shpejti. Zbatimi do të kërkojë shumë kohë
Shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve është një nga sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit me BE-në lidhur me Lëvizjen e Kapitalit.
Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një shqiptar nuk do të ketë kufizime që të blejë tokë bujqësore në asnjë prej vendeve të BE, por edhe një qytetar i BE nuk duhet të ketë kufizime për të blerë tokë në Shqipëri. Aktualisht, ligji shqiptar e ndalon që një shtetas i huaj të blejë tokë në Shqipëri.
“Nëse i referohemi kapitullit 4, në përgjithësi konsiderohet që ka një përafrim të kënaqshëm në lidhje me shërbimet e pagesave, ka progres në atë që quhet lufta kundër pastrimit të parave në raport me përafrimin me rregulloret e organizatave ndërkombëtare që kontrollojnë pastrimin e parave. Ndërkohë që ngelet si prioritet e ashtuquajtura shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve për qytetarët e Bashkimit Evropian. Kjo është si detyrë e parealizuar, për të cilën aktualisht është rënë dakord që ligji përkatës të miratohet gjatë kësaj periudhe, për të cilën qeveria shqiptare ka marrë angazhime brenda vitit 2027. Ndërkohë që vënia në jetë e këtij ligji do të kërkojë një kohë më të gjatë dhe për këtë është rënë dakord edhe me Komisionin Evropian”, tha Kolasi.
Ndërkohë, për sa i përket adoptimit të euros në të ardhmen, Kolasi u shpreh se kemi një nivel të mirë konvergjence me BE-në.
“Po të shikojmë me vëmendje zhvillimet makroekonomike që kanë ndodhur në Shqipëri këto vitet e fundit, kanë ndikuar në ngushtimin e boshllëkut që ekziston midis parametrave që prodhon ekonomia shqiptare me ato të Eurozonës. Domethënë është realizuar një lloj konvergjence.”
Banka e Shqipërisë është institucioni që drejton procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për Kapitullin 4 që lidhet me Lëvizjen e Kapitalit dhe Kapitullin 17 për Politikat Ekonomike dhe Monetare.
Intervista e plotë me Gramos Kolasin, Drejtor për Koordinimin në Bankën e Shqipërisë
Në përgjithësi, përafrimi i legjislacionit konsiderohet në një nivel të kënaqshëm. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që jemi të përafruar plotësisht, kemi akoma rrugë për të bërë. Si për kapitullin 4, ashtu dhe për kapitullin 17, ka akoma disa ndryshime ligjore që duhen adoptuar në mënyrë që legjislacioni të përafrohet në nivelin që ka kërkuar Komisioni Evropian në takimet e fundit bilateral screening. Nëse i referohemi kapitullit 4, në përgjithësi konsiderohet që ka një përafrim të kënaqshëm në lidhje me shërbimet e pagesave, ka progres në atë që quhet lufta kundër pastrimit të parave në raport me përafrimin me rregulloret e organizatave ndërkombëtare që kontrollojnë pastrimin e parave. Ndërkohë që ngelet si prioritet e ashtuquajtura shitblerja e tokës bujqësore dhe pyjeve për qytetarët e Bashkimit Evropian. Kjo është si detyrë e parealizuar, për të cilën aktualisht është rënë dakord që ligji përkatës të miratohet gjatë kësaj periudhe, për të cilën qeveria shqiptare ka marrë angazhime brenda vitit 2027. Ndërkohë që vënia në jetë e këtij ligji do të kërkojë një kohë më të gjatë dhe për këtë është rënë dakord edhe me Komisionin Evropian. Gjithashtu, një prioritet tjetër që mbetet në lidhje me kapitullin 4 ka të bëjë me rishikimin e marrëveshjeve dypalëshe që shteti shqiptar ka me shtete të tjera jo-anëtare të BE, të cilat duhen rishikuar nën frymën e kritereve që vendos Komisioni Evropian në këtë fushë.
Gjithsesi, ky nuk është një prioritet aq i madh sa ligji për shitblerjen e tokës bujqësore dhe pyjet. Ndërkohë në lidhje me kapitullin 17 duhet thënë që kemi një përafrim të kënaqshëm në raport me politikën monetare, ndërkohë që në lidhje me politikat ekonomike, përafrimi është pjesor dhe ka nevojë për të hedhur hapa të mëtejshëm. Në lidhje me pjesën e parë, politikën monetare, kuptohet që prioritet kryesor mbetet përafrimi i disa kritereve specifike që lidhen me pavarësinë e Bankës Qendrore, kryesisht këto nënkuptojnë ndryshime ligjore të cilat në bazë të planit që kemi ndërmarrë si vend, edhe këto presupozohet që duhet të rishikohen deri në vitin 2027. Ndërkohë, në lidhje me politikat ekonomike, ka progres në raport me mbikëqyrjen e financave publike, pro edhe në këtë fushë Komsioni Evropian kërkon që të ketë progres më të madh veçanërisht në drejtim të krijimit të një institucioni të posaçëm i cili do të merret me planifikim, koordinim dhe rishikim të llogarive fiskale, në kuptimin e disiplinimit më të fortë të financave publike. Për të dy kapitujt ka nivel të kënaqshëm përafrimi, njëkohësisht nga ana e Komisionit është vlerësuar që serioziteti i grupeve respektive të punës për të dy kapitujt është i kënaqshëm dhe ekzistojnë të gjitha premisat që për të dy kapitujt, përafrimi të realizohet brenda periudhës së kërkuar ose asaj që ne kemi ndërmarrë si angazhim deri në 2027.
Banka e Shqipërisë do të vijojë të jetë Banka jonë Qendrore për një kohë edhe pas një anëtarësimi të supozuar në familjen evropiane. Për aq kohë sa Shqipëria do të vijojë të ketë monedhën e saj kombëtare, sigurisht që Banka Qendrore do të vijojë të ketë funksionet klasike që ka çdo Bankë Qendrore. Ndërkohë që në një moment të dytë, kur Shqipëria do të adoptojë zyrtarisht euron, atëherë funksionet e Bankës Qendrore do të jenë po ato, por në këtë rast, politika monetare është proces vendimmarrje që i takon Bankës Qendrore Evropiane dhe bankat kombëtare pjesë e Eurozonës janë të detyruara të merren me zbatimin e vendimeve të BQE në vendet respektive. Në këtë kuptim, Banka Qendrore e Shqipërisë në atë kohë të dytë, do të vijojë ashtu si motrat e veta me zbatimin e politikës monetare, ndërkohë që nga ana tjetër do të vijojë me funksionet e saj klasike, të merret me mbikëqyrjen bankare, me rregullimin e sistemit bankar, me rregullimin e shërbimeve të sistemeve të pagesave dhe çështje të tjera më të vogla që kanë të bëjnë me bankingun qendror, por pak a shumë funksionet do të vazhdojnë të jenë po ato, vetëm se fuqia e vendimmarrjes politike në fushën e politikave monetare transferohet te BQE.
Po të shikojmë me vëmendje zhvillimet makroekonomike që kanë ndodhur në Shqipëri këto vitet e fundit, kanë ndikuar në ngushtimin e boshllëkut që ekziston midis parametrave që prodhon ekonomia shqiptare me ato të Eurozonës. Domethënë është realizuar një lloj konvergjence. Po të marrim për shembull të ardhurat për frymë, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, ende janë larg, por janë rritur. Po kështu, po të shikojmë inflacionin për një kohë relativisht të gjatë është në nivele shumë të qëndrueshme, nuk ka luhatje çmimesh. Nga ana tjetër, edhe borxhi publik ka pësuar një nivel të konsiderueshëm rënieje. Procesi i konvergjencës është një proces në zhvillim të pandërprerë, pavarësisht nëse ne na hapen dyert e Evropës sot apo nesër. Politika zyrtare e Komisionit Evropian është e atillë që pasi anëtarësohesh, duhet ta sjellësh ekonominë në nivel të caktuar, shumë të përafërt në raport me kriteret e Mastrihtit, para se të jepet leja që ti të adoptosh euron si monedhë kombëtare. Adoptime të njëanshme të monedhës euro janë të papërmbushura, të palejueshme nga Komisioni Evropian, veçanërisht për vende që kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bërë anëtar të BE. Kjo nuk do të ishte një politikë e pëlqyer dhe e përkrahur nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane adoptimi i njëanshëm i euros, domethënë nuk ekziston si opsion. Nga ana tjetër, çdo vend anëtar është i përgjegjshëm që në momentin që aspiron të adoptojë një monedhë të përbashkët me Komunitetin Evropian, duhet ta ketë ekonominë në parametra të ngjashëm me pjesën tjetër të familjes, përndryshe do të jetë një ekonomi e cila më shumë do të humbasë sa sa do të përfitojë nga adoptimi i euros në mënyrë të njëanshme.

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Regjistër digjital për ullirin - Lushnja, Fieri, Mallakastra dhe Vlora me hartë të re
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë- Krujë ka shpallur hapjen e tenderit, për studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe......

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një bllokadë totale do të çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi
‘Bab as-Salam’ apo 'Porta e Paqes' është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë. Kjo rrugë kyçe ujore mund të bëhet porta hyrëse për......

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të pajiset me armë bërthamore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA sulmuan bazat bërthamore të Iranit. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria mbështet......

Parlamenti iranian kërkon mbylljen e ngushticës së Hormuzit - Ekonomia botërore në rrezik
Majlisi, Parlamenti i Teheranit, “ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të......

SHBA sulmon Iranin! - Përshkallëzohet konflikti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre impiante bërthamore iraniane. Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sulmin në një postim në rrjetin e......

Siguria në plazhe, Kryeministri Rama: Trajnime në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det
Siguria në zonat bregdetare është një nga çështjet më të rëndësishme të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar në......

Ulen kostot për bizneset - “SmartFin”/ Platformë pa pagesë për raportimet financiare
Bizneset do ta kenë më të thjeshtë të bëjnë raportimet financiare dhe pa kosto, përmes një platforme dixhitale. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe......