Bota Postuar më 22 Qershor 2025, 18:47

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të pajiset me armë bërthamore

Nga Fabjona Pasho

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA sulmuan bazat bërthamore të Iranit.

Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria mbështet përpjekjet e Presidentit Trump për të ndaluar regjimin e Teheranit.

'Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla. 

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore", shkruan Rama në X.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat