Bota Postuar më 23 Qershor 2025, 10:05

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një bllokadë totale do të çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi

Nga Kristi Ceta

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një

‘Bab as-Salam’ apo 'Porta e Paqes' është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë. Kjo rrugë kyçe ujore mund të bëhet porta hyrëse për një luftë më të gjerë rajonale me efekte globale, jo vetëm në aspektin e energjisë. E vendosur në hyrjen jugore të Gjirit Persik, ngushtica ndodhet në një gadishull në territorin e Omanit, e ndarë në ujërat territoriale iraniane dhe omane.

Një e katërta e trafikut global të naftës dhe rreth një e treta e trafikut të gazit natyror kalojnë nëpër këtë grykë të ngushtë. Mbi një e pesta e gazit natyror të lëngshëm udhëton në Ngushticën e Hormuzit. Sipas ekspertëve, një bllokadë totale do ta çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë, pasi aty kalojnë rreth 15 milionë fuçi në ditë.

Rrugët e kalimit janë vendosur së bashku midis Iranit dhe Omanit, pas marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 1975 dhe të rregulluara në mënyrë strikte për të shmangur përplasjet, duke përdorur një skemë ndarjeje të trafikut.

Vendet arabe më të interesuara janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (që kanë gjetur alternativa të pjesshme për tregtinë detare nëpërmjet Hormuzit) dhe Katari, eksportuesi kryesor i gazit që është ende pothuajse tërësisht i varur nga ngushtica. Rruga ujore është gjithashtu një kalim themelor për Iranin, aq sa disa analistë e kanë përcaktuar vazhdimisht bllokimin e mundshëm të ngushticës si një vetëvrasje për Republikën Islamike. Gjatë 46 viteve të fundit, që nga ndryshimi i pushtetit në Teheran më 1979, Irani ka kërcënuar të mbyllë Ngushticën në rreth 20 raste, duke filluar që nga vitet e trazuara gjatë luftës së përgjakshme kundër Irakut (1980-88).

Momentet e tensionit dhe kërcënimet pasuese për mbylljen e Hormuzit kanë ndodhur më shpesh që nga shfaqja e krizës ekonomike globale të vitit 2008, me një kulm midis viteve 2018 dhe 2022. Gjatë asaj periudhe, Irani nuk hezitoi të shënjestrojë, drejtpërdrejt dhe përmes aleatëve të tij në Irak dhe Jemen, interesat perëndimore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në brigjet e Abu Dhabit.

Pikërisht pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme, për vite me radhë Riadi dhe Abu Dhabi e kanë devijuar pjesërisht trafikun e tyre të naftës bruto nga toka. Në rastin e Arabisë Saudite, duke kaluar nëpër tubacionet më të shtrenjta të Gjirit Persik në lindje deri në Detin e Kuq në perëndim dhe, në rastin e Emirateve, anashkalojnë Hormuzin dhe arrijnë në brigjet e Oqeanit Indian.

Ndërsa Katari nuk ka infrastrukturë alternative, por i ka vendosur anijet e tij në gatishmëri për ditë të tëra, duke kërkuar të zvogëlojë kohën e tranzitit dhe të ngarkimit të gazit. Përveç Shteteve të Bashkuara, objektivi kryesor i mundshëm i hakmarrjes iraniane, edhe Kina do të dëmtohej nga mbyllja e ngushticës. Pekini është përfituesi kryesor i eksporteve të energjisë nga Hormuzi, veçanërisht atyre iraniane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat