Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2025, 10:23

Regjistër digjital për ullirin - Lushnja, Fieri, Mallakastra dhe Vlora me hartë të re

Nga Ernilda Luzi

Regjistër digjital për ullirin - Lushnja, Fieri, Mallakastra dhe Vlora

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë- Krujë ka shpallur hapjen e tenderit, për studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe digjitalizimin e 11.500 njësive të reja të ullirit, në njësitë administrative Dushk, Karbunarë të bashkisë Lushnjë; Mbrostar, Libofshë të bashkisë Fier; Kutë, Selitë të bashkisë Mallakastër; qendër dhe Orikum të bashkisë Vlorë. 

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, regjistrimi i njësive të ullirit është planifikuar në 2 lote, ku fondi total është 24 milionë e 658 mijë lekë.

Përsa i përket lotit të parë do të identifikohen, regjistrohen dhe digjitalizohen 6.000 mijë njësi të reja të ullirit, në njësitë administrative: Dushk, Karbunarë të bashkisë Lushnjë, Mbrostar, Libofshë të bashkisë Fier, Kutë të bashkisë Mallakastër. Fondi i planifikuar për lotin I është 12 milionë e 865 mijë lekë. Ndërsa sa i takon lotit të dytë do të digjitalizohen 5.500 njësi të reja të ullirit, në Selitë të bashkisë Mallakastër; qendër të bashkisë Vlorë dhe bashkisë Selenicë (Orikum), me fond të përllogaritur 11 milionë e 792 mijë lekë.

Synimi i këtij projekti është krijimi i bazës të të dhënave për ullishtet dhe integrimi në sistemin e informacionit gjeografik (GIS), sipas standarteve të BE, për rritjen e kontributit të këtij sektori në përmirësimin e të ardhurave të familjeve bujqësore dhe të ekonomisë në tërësi.

Referuar dokumentit, identifikimi, regjistrimi dhe digjitalizimi i njësive të ullirit që fillon në një njësi administrative duhet të përfundojë pavarësisht nga numri i planifikuar, por jo më shumë se 2% e numrit të përgjithshëm të planifikuar, duke përjashtuar rastet ku kufiri digjital për zonat kadastrale mungon. Regjistri i ullirit do të shërbejë për orientimin e drejtë të fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve në gjithë zinxhirin e prodhimit, të tregtimit dhe krijimit të vlerave.

Aktualisht kemi 54.950 ha me ullinj ose mbi 11 milion rrënjë ulliri, afërsisht trefish më shumë krahasuar me vitin 2005. Rritja e shpejtë e këtij sektori kërkon vëmendje të veçantë, kërkon ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për drejtimin e këtij sektori sipas modeleve me të përparuara dhe në përshtatje me praktikat që ndiqen në këtë sektor nga Komuniteti Evropian.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...