SHBA sulmon Iranin! - Përshkallëzohet konflikti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre impiante bërthamore iraniane.
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sulmin në një postim në rrjetin e tij social 'Truth'.
"Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore. Të gjitha avionët tanë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe janë në rrugë të sigurt drejt bazave. Fordow, objekti kryesor, është goditur me një ngarkesë të plotë bombash. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta bënte këtë. Tani është koha për paqe”, shkruan Trump.
Në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Trump sqaroi se sulmi kishte për qëllim ndalimin e kërcënimit bërthamor nga “shteti i parë që sponsorizon terrorizmin”. Ai deklaroi se objektet bërthamore iraniane janë “thuajse plotësisht të shkatërruara” dhe i bëri thirrje Iranit që të zgjedhë paqen, duke përmendur viktimat e shumta që, sipas tij, janë shkaktuar nga veprimet iraniane gjatë dekadave.
Trump falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për bashkëpunimin, duke deklaruar se “kurrë më parë nuk është vepruar si një skuadër kaq e koordinuar”.
Lidhur me sulmin ka ardhur edhe reagimi i Teheranit. Një llogari e lidhur me Gardën Revolucionare iraniane publikoi në platformën X: “Tani ka nisur lufta”, duke e konsideruar sulmin amerikan një akt lufte të mirëfilltë.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi sulmin e SHBA si një sjellje kriminale, që do të ketë pasoja të përjetshme.

Siguria në plazhe, Kryeministri Rama: Trajnime në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det
Siguria në zonat bregdetare është një nga çështjet më të rëndësishme të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar në......

Ulen kostot për bizneset - “SmartFin”/ Platformë pa pagesë për raportimet financiare
Bizneset do ta kenë më të thjeshtë të bëjnë raportimet financiare dhe pa kosto, përmes një platforme dixhitale. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe......

SHBA “prodhon” 1,000 milionerë të rinj çdo ditë - Amerikanët përbënin mbi 50% të totalit të shtuar në vitin 2024
Shtetet e Bashkuara krijuan 1,000 milionerë të rinj çdo ditë të vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga banka e investimeve UBS. Kombi i tejkaloi......

“Izraeli ka shkelur marrëveshjen me BE”-Raporti citon shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve në Gaza
Sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, të dhënat tregojnë se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut, në bazë të një pakti që......

Turizmi “fton” kapitalin nga jashtë BE-së/ Akomodimi bëhet portë hyrëse për kapitalin jo-europian në Shqipëri
Rreth 5.3% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë me kapital të huaj ose të përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare.......

Sa më shumë punonjës, aq më pak drejtuese femra/ Raport më pozitiv në ndërmarrjet e vogla. Burrat kryesojnë në drejtim
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhëna të detajuara mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2024.......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu......