Bruksel, Rama para nisjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria, vendi më pro BE-së

Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.
Në mbërritjen e tij, kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme:
-Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?
Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.
-Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?
Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.
Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.
-Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së.
Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe komunikacioni udhëheqin inovacionin në Shqipëri
Kompanitë e teknologjisë dhe komunikacionit mbeten më aktivet në inovacion në Shqipëri, duke kryesuar me diferencë ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë. Të......
Shqipëria, bashkëpunim me Austrinë për sfidat financiare/ Sejko: Në vëmendje kemi rreziqet që lidhen me digjitalizimin dhe sulmet kibernetike
Banka e Shqipërisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Austrisë në drejtim të ndarjes së eksperiencave dhe ekspertizës, por edhe në adresimin e......
Rama paralajmëron reformë të re për Kadastrën/ “E drejta e pronës, në fokus të negociatave me BE”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Në fjalën e tij,......
Disiplinim depozitimit të mbetjeve inerte/ Mungesa e landfilleve, drafti: Do hidhen në venddepozitime të përkohshme
Teksa depozitimi i mbetjeve inerte konsiderohet një nga problemet mjedisore dhe urbane në vend, Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një......
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës/ Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Qytetarët shqiptarë duket se po kufizojnë lëvizjet me automjete për shkak të çmimit të lartë të naftës përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......
Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia
Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me......
350 milionë lekë për “Rrugën e Bregdetit”/ Bashkia Kavajë hap garën, projekti synon lehtësimin e trafikut
Bashkia e Kavajës ka shpallur hapjen e garës për rivitalizimin e projektit “Rruga e Bregdetit”, faza e parë, me një fond limit prej rreth 350 milionë lekësh.......
Ndryshojnë rregullat për anijet e peshkimit - Drafti/ Detyrim instalimi i sistemeve të monitorimit, forcohen masat dhe kontrollet
Sektori i peshkimit në Shqipëri do të fuqizohet më tej, në linjë me kërkesat dhe standardet për tregun e Bashkimit Evropian. Ministria e Bujqësisë dhe......



