Shqipëria Postuar më 26 Maj 2026, 14:41

Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe komunikacioni udhëheqin inovacionin në Shqipëri

Nga Scan TV

Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe

Kompanitë e teknologjisë dhe komunikacionit mbeten më aktivet në inovacion në Shqipëri, duke kryesuar me diferencë ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se 67.9% e ndërmarrjeve në sektorin e informacionit dhe komunikacionit raportuan aktivitete inovative, niveli më i lartë mes të gjitha aktiviteteve ekonomike. Krahasuar me vrojtimin e mëparshëm, sektori ka ruajtur ritmin e lartë të investimeve në teknologji, procese të reja dhe shërbime digjitale.

Pas sektorit të teknologjisë renditen aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku 55.1% e kompanive rezultuan aktive në inovacion. Ndërkohë, industria përpunuese regjistroi nivel inovacioni prej 43.3%, ndërsa sektori i energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar arriti në 45%.

Rritje është vërejtur edhe në transport dhe magazinim, si dhe në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, çka tregon se bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt modernizimit të proceseve të punës dhe automatizimit të shërbimeve.

Raporti nxjerr në pah se ndërmarrjet shqiptare po investojnë më shumë në përmirësimin e proceseve të biznesit sesa në krijimin e produkteve të reja. Në total, 37.3% e kompanive deklaruan inovacion në procese biznesi, ndërsa 28.4% raportuan inovacion produkti.

Në sektorin e shërbimeve, inovacioni në procese arriti në 40.1%, niveli më i lartë mes sektorëve ekonomikë, duke reflektuar zgjerimin e digjitalizimit, përdorimit të teknologjive të reja dhe transformimit të mënyrës së ofrimit të shërbimeve.

Në mesin e periudhës së vrojtuar 2022-2024, INSTAT vlerëson se aktiviteti inovativ në ekonomi ka vijuar të zgjerohet, i nxitur kryesisht nga kompanitë e mëdha dhe sektorët me intensitet më të lartë teknologjik.

Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe

Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat