Siguria në plazhe, Kryeministri Rama: Trajnime në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det
Siguria në zonat bregdetare është një nga çështjet më të rëndësishme të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale njofton se rojet bregdetare janë trajnuar në “Lifeguard & Ndihma e Parë” nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës, për të garantuar ndërhyrje të shpejta dhe siguri maksimale gjatë sezonit turistik.
"Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët
Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojet bregdetare morën pjesë në trajnimin “Lifeguard & Ndihma e Parë”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës
Ky trajnim u fokusua në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetare", shkruan kryeministri.

Ulen kostot për bizneset - “SmartFin”/ Platformë pa pagesë për raportimet financiare
Bizneset do ta kenë më të thjeshtë të bëjnë raportimet financiare dhe pa kosto, përmes një platforme dixhitale. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe......

SHBA “prodhon” 1,000 milionerë të rinj çdo ditë - Amerikanët përbënin mbi 50% të totalit të shtuar në vitin 2024
Shtetet e Bashkuara krijuan 1,000 milionerë të rinj çdo ditë të vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga banka e investimeve UBS. Kombi i tejkaloi......

“Izraeli ka shkelur marrëveshjen me BE”-Raporti citon shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve në Gaza
Sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, të dhënat tregojnë se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut, në bazë të një pakti që......

Turizmi “fton” kapitalin nga jashtë BE-së/ Akomodimi bëhet portë hyrëse për kapitalin jo-europian në Shqipëri
Rreth 5.3% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë me kapital të huaj ose të përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare.......

Sa më shumë punonjës, aq më pak drejtuese femra/ Raport më pozitiv në ndërmarrjet e vogla. Burrat kryesojnë në drejtim
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhëna të detajuara mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2024.......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu......

A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe......