Ulen kostot për bizneset - “SmartFin”/ Platformë pa pagesë për raportimet financiare
Bizneset do ta kenë më të thjeshtë të bëjnë raportimet financiare dhe pa kosto, përmes një platforme dixhitale. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e raportimit financiar për subjektet tregtare në Shqipëri.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet bashkëpunojnë për të promovuar përdorimin e platformës dixhitale “SmartFin”, një zgjidhje moderne dhe plotësisht pa pagesë për bizneset shqiptare, që përfshin fiskalizim elektronik, kontabilitet të automatizuar dhe auditim në kohë reale.
Kjo nismë synon të lehtësojë barrën financiare të subjekteve, veçanërisht atyre të vogla e të mesme, që shpesh nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për kontabilistë ose auditues të jashtëm.
Programi është në gjuhën shqipe dhe angleze, i thjeshtë për regjistrim dhe pa kufizime për: numrin e faturave, xhiron vjetore, pikat e shitjes, operatorët, llojet e bizneseve; Integrim i plotë me sistemin bankar (Open Banking); Transferim, pasqyrim dhe kontabilizim automatik i të gjitha veprimeve bankare; Faturat e blerjes dhe shitjes – kontabilizim automatik; Listëpagesat – kontabilizim automatik sipas skemës mujore; Amortizimi i aseteve – proces automatik dhe i saktë i kontabilizimit; Auditim automatik i pasqyrave financiare në kohë reale.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është nxitja e bizneseve për përdorimin e teknologjisë financiare për mbajtjen e kontabilitetit dhe pasqyrave financiare, duke reduktuar kostot përkatëse dhe duke shmangur kontrollin tatimor.
Në kuadër të marrëveshjes, Instituti i Ekspertëve Fiskalë do të ofrojë gjithashtu trajnime për stafin e QKB-së në fushat e raportimit financiar, përdorimit të platformës SmartFin dhe çështjeve të tjera të lidhura me kontabilitetin dhe fiskalizimin.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të shërbimeve publike për biznesin dhe rritjes së aksesit në teknologji inovative financiare, duke sjellë përfitime afatgjata për ekonominë dhe administratën publike.

SHBA “prodhon” 1,000 milionerë të rinj çdo ditë - Amerikanët përbënin mbi 50% të totalit të shtuar në vitin 2024
Shtetet e Bashkuara krijuan 1,000 milionerë të rinj çdo ditë të vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga banka e investimeve UBS. Kombi i tejkaloi......

“Izraeli ka shkelur marrëveshjen me BE”-Raporti citon shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve në Gaza
Sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, të dhënat tregojnë se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut, në bazë të një pakti që......

Turizmi “fton” kapitalin nga jashtë BE-së/ Akomodimi bëhet portë hyrëse për kapitalin jo-europian në Shqipëri
Rreth 5.3% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë me kapital të huaj ose të përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare.......

Sa më shumë punonjës, aq më pak drejtuese femra/ Raport më pozitiv në ndërmarrjet e vogla. Burrat kryesojnë në drejtim
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhëna të detajuara mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2024.......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu......

A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe......

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro
Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora! Shqiptarët po......