Nisin punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit-Rama e Balluku: Do t’i japë hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë
Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit i është nënshtruar rikonstruksionit total, për ti ardhur në ndihmë jo vetëm punonjësve në hidrocentrale, por edhe të gjithë komunitetit në këtë zonë. Kryeministri Edi Rama dhe Zv.kryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar nisjen e punimeve, duke dhënë detaje mbi këtë projekt.
“Ne kemi emergjenca të ndryshme, kemi lëvizje të stafeve nga njëri hidrocenteral tek tjetri dhe kjo është arsyeja përse rruga futet tashmë në rikonstruksion dhe futet nga Korporata Elektroenergjitë Shqiptare. Për arsye të operimeve që kemi në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit, duke qenë se kemi emergjenca edhe gjatë natës, dhe kjo është kthyer në një rrugë të rrezikshme duke qenë se shtrihet në një zonë kodrinore-malore, është një rrugë e amortizuar që pas një analize të thellë duke nisur nga viti 2020 por duke pritur dhe shëndoishjen e financave të KESH, kemi arritur në rezultatin që kjo rrugë duhet rikonstruktuar. Me ndërtimin e kësaj rruge, rikonstruksion i thellësishëm sepse do kemi edhe rritjen e sigurisë rrugore, eliminimin e disa kthesave, sistemimin e të gjitha shtresave asfaltike arrijmë të dorëzojmë një rrugë kualitative dhe i ofrojmë komunitetit një rrugë që ndihmon në rritjen e turizmit në këtë zonë duke qenë se KESH ka identifikuar se rritja e numrit të turistëve në digën e Komanit dhe në liqen. Nga kjo rrugë do të përfitojë edhe komuniteti dhe sektori ekonomik që ka të bëjë me turizmin.
Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se me përfundimin e këtij segmenti, do të ketë edhe një numër më të lartë turistësh në këtë zonë.
“Kjo rruga që e kishit merak tani do bëhet dhe do ti japë shumë siguri edhe shumë qëndrueshmëri punës që bëhet nga dy strukturat e hidrocentraleve por do ti japë edhe shumë hov turizmit”.
Ky aks është ndërtuar në vitin 80’, dhe konsiderohet si një rrugë teknologjike, pasi lidh dy hidrocentrale dhe situata në të cilën ndodhet krijon probleme të mëdha përsa i përket situatës energjetike midis dy hidrocentraleve.
Sondazh

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së filmit-Rama: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën hapa në përqasjen e ideve inovative dhe atyre kulturore. Në serinë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku......

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë të moshës mediane në 10-të vite
Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e......

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për reformën e debatuar
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u......

SHBA, Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit-Në listën e shkarkimeve edhe gjenerali i lartë amerikan Charles Brown
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave, të cilin e kishte emëruar më pare, Caleb Vitello. Sipas......

BE forcon partneritetin me Amerikën Latine-Tensionet me Administratën Trump u “hapin rrugën” tregjeve të reja
Bashkimi Evropian po kërkon të thellojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe Karaibet, duke e cilësuar si një partneritet të ndërtuar mbi "autonominë......

Më shumë siguri ushqimore nga produktet blegtorale-Drafti/ Detyrime të reja për blegtorët dhe veterinerët
Qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të fuqizojnë zinxhirin e sigurisë ushqimore tek produktet blegtorale. Projektligji për “Shëndetin e......

AIDA ka miratuar mbi 28 projekte-Cilat janë skemat e mbështetjet për ndërmarrjet?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në total ka miratuar mbi 28 projekte ndërsa vlera e investimeve arrin deri në 4.49 miliardë lekë. Referuar të......

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?-BSH: Gjatë vitit të kaluar, totali i tyre u shtua me 5.4%
Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të preferuara më......