Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike, Balluku: Masa konkrete për një faturim sa më të saktë
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për abonentët që konsumojnë deri në 700 kilovatorë dhe 9.5 lekë për të gjithë ata që e kalojnë këtë shifër.
Lexuesi i matësit të energjisë elektrike ka një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë proces. Ndaj, OSHEE ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim për të garantuar një faturim sa më korrekt dhe në kohë për çdo abonent.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe ai i OSSH, Blendian Dalipi, inspektoi në terren një pjesë të punës që po bëhet nga lexuesit e matësit të energjisë, për t’ju ofruar qytetarëve një faturim të drejt.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Ne kemi nxjerrë një urdhër të posaçëm ku kemi referuar të gjitha dinamikat e procesit të leximit, datat përkatëse kur fillon leximi si dhe duke përfshirë dhe ato që janë penalitetet, por dhe sesi e zgjidhim ne në qoftë se konsumi është mbi 700 kilovat. Kemi kërkuar që çdo konsum mbi 700 kilovat të ketë foton e vetë transparente në mënyrë që të jemi edhe më afër klientëve për çdo ankesë që mund të kenë”, sqaroi Karakaçi.
Krahas fotos së matësit, lexuesi do të dërgojë edhe vendndodhjen e tij në mënyrë që të shmangen abuzimet. “Nga ky muaj e në vazhdim janë shtuar filtrat për leximin e faturimit, që do të thotë, në rast se një fotografim i aparatit matës nuk është i qartë nga operatorët në sistem ky lexim nuk kalon për faturim, por i kërkohet edhe një herë lexuesit të rikthehet dhe ta riverifikojë. Foto që dërgohet në sistem, bashkë me gjeolocation, duhet të jenë 100% të sigurta që të konfirmojmë që leximi i matësit korrespondon me leximin e sistemit”, bëri të ditur Dalipi.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të proces sa më të drejt. I gjithë procesi i leximit të matëseve të energjisë duhet të përmbyllet brenda 8 ditëve, duke llogaritur afatin kalendarik 30 ditë për çdo abonent.
“Ky është muaji i parë që ne do të aplikojmë çmimin, por nga ana tjetër e gjithë procedura është e dizenjuar nga fillimi deri në fund që të jetë transparente. Bazuar në një urdhër të administratorit të përgjithshëm të kompanisë, të OSHEE-së, matja duhet bërë brenda 8 ditëve dhe matja është nga 30 ditë në 30 ditë. Pra nuk do të kalojnë 30 ditëshi, duke e bërë kështu të pakontestueshme mënyrën e matjes dhe saktësinë e saj”, deklaroi Balluku.
Nga ulja e çmimit të energjisë me gati 10.5% përfitojnë afro 1 milion abonentë familjarë në të gjithë vendin, tha Balluku, duke theksuar se kursimi i energjisë mbetet një faktor i rëndësishëm në të gjithë këtë proces.
“Arsyeja pse ne vendosëm që të aplikonim një çmim më të ulët sipas kategorive të konsumit, 8.5 lekë për konsumin nga 0 deri në 700 kilovat/orë është sepse kërkojmë që të sensibilizojmë të gjithë popullatën, të gjithë familjarët të cilët përfitojnë nga kjo paketë mbi 1 milionë abonentë, që energjia është një mall shumë i rëndësishëm, i cili edhe duhet kursyer. Patjetër përdorimi i tij është i domosdoshëm në jetën e përditshme, por kursimi është akoma më i rëndësishëm për shkak edhe të të gjitha kushteve që ne kemi, hidrocentraleve, varësisë nga moti”, nënvizoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në të gjithë vendin OSSH numëron 870 punonjës me detyrën e lexuesit të matësit të energjisë. Në janar të këtij viti OSHEE shpalli 120 vende vakante në këtë pozicion, ku afati i aplikimit ishte data 5 shkurt. Në këtë thirrje, pranë kompanisë janë paraqitur 532 aplikime.
Sondazh

Kina, masa të reja për të inkurajuar lindjet - Propozohet ulja e moshës së martesës për të frenuar “tkurrjen” e popullsisë
Kina propozon uljen e moshës ligjore të martesës për të inkurajuar lindjet. Ky është një nga propozimet që po shqyrtohet këtë javë nga Konferenca......

Si po evoluon tregtia midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës?!
Eksportet e BE-së në Ukrainë u rritën me 9.3% në tre muajt e fundit të 2024 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa importet nga Ukraina panë një rënie......

Buxheti, rreth 60.8 mld lekë të ardhura në janar - Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 45 mld lekë
Gjatë muajit të parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi rreth 60,8 miliardë lekë të ardhura. Referuar të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të......

Shqiptarët po organizojnë vetë udhëtimet e tyre - Agjencitë turistike, në sfidë. Gjecaj: Ndikuan linjat ajrore low-cost
Shqiptarët po shkëputen nga mënyra tradicionale e prenotimit të pushimeve përmes agjencive turistike dhe po zgjedhin të organizojnë vetë çdo detaj. Sipas të......

Nis shpërndarja e bonusit të pranverës - Pensionistët: Shpërblimi ndihmon, por do të preferonim rritje të pensionit!
“Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pensionistët mund të tërheqin bonusin e pranverës. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë pension do të......

Bursa Shqiptare me çmime “të kripura” energjie - Janari shënon shtrenjtim me 68%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 33.8 mln euro
Rreth 115 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë muajit janar të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet......

Zgjerohet tregu i lirë energjetik - OSHEE ngre Platformën e Funizuesit, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të......

“Viti 2025 shpallet viti i diasporës”! - Berisha, thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit
2025-a do hyjë në historinë tonë kombëtare si viti i diasporës shqiptare. Deklarata është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, referuar......