Shqipëria Postuar më 3 Mars 2025, 14:23

“Viti 2025 shpallet viti i diasporës”! - Berisha, thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

Nga Ledina Elezi

“Viti 2025 shpallet viti i diasporës”! - Berisha, thirrje

2025-a do hyjë në historinë tonë kombëtare si viti i diasporës shqiptare. Deklarata është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, referuar takimeve të tij me emigrantët në Greqi dhe Itali.

“Diaspora që jeton në vende të lira ka një vendosmëri absolute për të shembur narkodiktaturën dhe unë u them ju se këta 200 e ca mijë që janë regjistruar, do të pasohen nga të paktën dhe 200 mijë të tjerë që do vërshojnë nga e gjithë Europa për të ardhur dhe ushtruar të drejtën e votës. Është viti i diasporës. Është viti i revolucionit të diasporës”.

Në vijim, kreu demokrat u ka bërë thirrje emigrantëve që në këto pak orë që kanë ngelur, të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij do të firmosin shpëtimin e Shqipërisë.

Duke u rikthyer në votimet për primaret zhvilluar një ditë më parë, Beërisha e cilësoi si procesin më demokratik që ka njohur vendi. Në këtë garë të hapur u regjistruan mbi 450 kandidatë dhe ushtruan të drejtën e votës rreth 51 mijë anëtarë të PD-së.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat