Shqipëria Postuar më 3 Mars 2025, 14:24

Zgjerohet tregu i lirë energjetik - OSHEE ngre Platformën e Funizuesit, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV

Nga Ola Mitre

Zgjerohet tregu i lirë energjetik - OSHEE ngre Platformën e

Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të Paltformës së Furnizuesit nga OSHEE Group, që do i vijë në ndihmë bizneseve që tashmë kanë të drejtë të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë.

Platforma e Furnizuesit do të krijojë një historik në menaxhimin e procesit të ndryshimit të furnizuesit. Ajo përfshin kërkesë, aprovim apo arkivim për ndryshim furnizuesi, informacion në lidhje me konsumin në kohë reale nga sistemet e avancuara inteligjente ku matesat smart transmetojnë të dhënat online, që do të ndërlidhen me platformën.

Përfitimet e OSSH nga kjo platformë online është informacioni që merr në kohë të shpejtë për numrin e aplikimeve në treg të lirë, shpërndarjen automatike të tyre sipas shoqërive, rakordime automatike dhe kalkulime të faturës automatike për çdo furnizues.

FSHU, FTL dhe të gjithë furnizuesit e tjerë privatë, përmes Platformës së Furnizuesit, njoftohen në kohë reale për çdo aplikim pasi veprimet për ndryshimin e furnizuesit do të jenë automatike dhe lidhja e kontratës së re është online. Gjithashtu furnizuesit do të marrin në kohë reale të dhënat e matjeve orare për secilin klient që ata furnizojnë.

Sipas OSHEE, ngritja e një platforme për ndryshimin e furnizuesit ishte domosdoshmëri pasi viti 2024 shënoi shifër rekord me rreth 300 kërkesa për ndryshim furnizuesi nga klientët.

Liberalizimi i tregut të energjisë po kryhet gradualisht, ku pas klientëve të lidhur në tensonin 35 kV, në tregun e lirë dolën plotësisht klientët e lidhur në rrjetin 20kV duke vijuar me konsumatorët e lidhur në 10kV, që shkëputën marrëdhëniet me OSHEE-në nga 1 janari i këtij viti.

Një pjesë e tyre furnizohen nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është një nga kompanitë e OSHEE Group. Më konkretisht FTL furnizon me energji elektrike 85 klientë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 35kV, 1675 klientë në tensionin 20kV dhe 2131 klientë të tensionit 10kV.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video