Shqipëria Postuar më 3 Mars 2025, 14:29

Shqiptarët po organizojnë vetë udhëtimet e tyre - Agjencitë turistike, në sfidë. Gjecaj: Ndikuan linjat ajrore low-cost

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët po organizojnë vetë udhëtimet e tyre -

Shqiptarët po shkëputen nga mënyra tradicionale e prenotimit të pushimeve përmes agjencive turistike dhe po zgjedhin të organizojnë vetë çdo detaj.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, disa nga agjencitë më të mëdha turistike në vend raportojnë rënie të xhiros vjetore gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022, duke ndikuar edhe në normën e fitimit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i daljeve të shqiptarëve jashtë vendit gjatë vitit 2023 arriti në gati 7 milionë, ose rreth 1.1 milion më shumë se në vitin 2022.

Ndërsa në vitin e kaluar, ky numër shënoi një rekord prej 7.9 milionë, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë organizuar vetë pushimet e tyre, duke shmangur shërbimet e agjencive turistike.

Me rritjen e prenotimeve të pavarura, peisazhi i tregut turistik po ndryshon ndjeshëm.

Ndërsa shqiptarët po zgjedhin të organizojnë vetë pushimet e tyre, agjencitë turistike përballen me sfidën e përshtatjes, duke ofruar shërbime më të personalizuara dhe konkurruese për të mbajtur klientelën e tyre.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......