Buxheti, rreth 60.8 mld lekë të ardhura në janar - Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 45 mld lekë
Gjatë muajit të parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi rreth 60,8 miliardë lekë të ardhura. Referuar të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet janë 40.2 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore u realizuan në vlerën 16.4 miliardë lekë.
Një zë i veçantë që ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme prej 19,7 miliardë lekë ka qenë TVSH-ja në import.
Ndërkohë, të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.9 miliardë lekë, ato nga renta minerare në eksport 184 milionë lekë dhe të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 586 milionë lekë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore u realizuan në masën 23.8 miliardë lekë dhe të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 11.3 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 7.1 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 25% më shumë se Janari 2024.
Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë me një realizim në masën 89.7 % të planit të periudhës. Ndërkohë, shpenzimet korente rezultuan në rreth 44.5 miliardë lekë.
Sondazh

Shqiptarët po organizojnë vetë udhëtimet e tyre - Agjencitë turistike, në sfidë. Gjecaj: Ndikuan linjat ajrore low-cost
Shqiptarët po shkëputen nga mënyra tradicionale e prenotimit të pushimeve përmes agjencive turistike dhe po zgjedhin të organizojnë vetë çdo detaj. Sipas të......

Nis shpërndarja e bonusit të pranverës - Pensionistët: Shpërblimi ndihmon, por do të preferonim rritje të pensionit!
“Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pensionistët mund të tërheqin bonusin e pranverës. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë pension do të......

Bursa Shqiptare me çmime “të kripura” energjie - Janari shënon shtrenjtim me 68%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 33.8 mln euro
Rreth 115 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë muajit janar të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet......

Zgjerohet tregu i lirë energjetik - OSHEE ngre Platformën e Funizuesit, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të......

“Viti 2025 shpallet viti i diasporës”! - Berisha, thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit
2025-a do hyjë në historinë tonë kombëtare si viti i diasporës shqiptare. Deklarata është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, referuar......

“Priten blerje të mëdha nga qytetarët” - BSH: Rritet besimi në ekonomi. Ndërtimi dhe shërbimet, të vetmit me rënie
Pas një rënieje në dy muajt e mëparshëm, besimi në ekonomi është përmirësuar gjatë shkurtit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë......

Shtyhet afati për regjistrimin e diasporës? - PS, kundër propozimit të PD. Celibashi: Nuk mund të shkojmë përtej datës 9 mars
Data 4 mars është afati i fundit për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e kësaj date......

BE kërkon të nxisë kërkesën për makinat elektrike - Synon prodhimin lokal të baterive, mbështetje për kompanitë
Komisioni Evropian planifikon masa që synojnë të rrisin kërkesën për automjete elektrike në Bashkimin Evropian dhe parashikon të përfshijë kërkesa për......