Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2025, 15:38

Në një dekadë, rreth 13 mijë bebe më pak-Gjirokastra, Berati dhe Korça, qarqet që “vuajtën” më shumë rënien

Nga Xhorxhina Deda

Në një dekadë, rreth 13 mijë bebe më pak-Gjirokastra,

Popullsia e Shqipërisë po përballet me uljen e numrit të lindheve vit pas viti. Të dhënat demografike të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në vitin 2024 është regjistruar numri më i ulët i lindjeve në shumë se 3 dekada. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar rreth 22,400 lindje duke shënuar një rënie prej 5% krahasuar me një vit më parë.

Por si paraqitet situata sipas qarqeve?

Referuar shifrave të vitit 2024, në të gjitha qarqet e Shqipërisë regjsitrohet rënie e lindjeve. Krahasuar me vitin 2023, rënia më e madhe e lindjeve u vlerësua në Gjirokastër me 19.3%, pasuar nga Berati dhe Vlora me 12.6% secili. Më e ulët ishtë rënia në qarqe si Shkodra, Dibra, Kukësi, Fieri dhe Tirana.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar se si ka ndryshuar numri i lindjeve sipas qarqeve në një dekadë.  Në 10-të vite, në rang kombëtar lindën rreth 13 mijë më pak bebe.

Qarqet që e kanë vuajtur më shumë rënien ndër vite janë Gjirokastra, Berati, Korça dhe Elbasani. Ndryshimi në dhjetë vite në këto qarqe vlerësohet në 58%, 55.4% 53.5% dhe 50% përkatësisht.

Ndërkohë, nga ana tjetër, më e ulët u regjistrua rënia në Tiranë dhe Durrës me 15.7% dhe 28.4%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat