Energjia diellore, synimi: Të sigurojë 30% të prodhimit-Rama: Pagat në këtë sektor më të larta se në vendet europiane
Objektivi i Shqipërisë është që të prodhojë 30% të energjisë elektrike nga centralet diellore. Gjatë inspektimit të projektit "Blue 1" në Fier, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u njohën me detajet e ndërtimit të centraleve të energjisë diellore në këtë zonë.
“Këtu jemi në parkun “Blue 1”, një projekt i financuar nga investitori privat prej 50 megavat MWh, i vendosur në një sipërfaqe 78 hektarë dhe në funksion të plotë, duke nisur nga maji i vitit 2024. Nga 2024 dhe deri më sot ka prodhuar 77 mijë megavat MWh. Është një nga projektet më të mëdha edhe në rajon, përsa i përket projekteve të prodhimit energjitik diellor të vetëfinancuar dhe për të thënë të drejtën është kthyer në një nga projektet shembull për të gjithë sektorin energjitik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime të tjera dhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisur nga puna.
Ndërkohë, Kryeministër diçka shumë të rëndësishme që do të donim të rikujtonim, është gjithë pjesa e shtimit të kapaciteteve në energjinë e rinovueshme në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eficensën e energjisë, kështu që i kujtojmë të gjithë qytetarëve që kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e paneleve diellore. Kemi 2000 njësi të disponueshme dhe ashtu siç patëm sukses në thirrjen e parë, shpresojmë shumë që këto 2000 njësi të ezaurohen sa më parë dhe të përdoren nga qytetarët për ngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% të faturave.” – shpjegoi zv/Kryeministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Kryeministri Rama tha se tashmë pagat në këtë sektor janë edhe më të larta se në vendet europiane.
"Blue 1" është pjesë e një projekti të madh, prej 3 centralesh fotovoltaike të prodhimit të energjisë nëpërmjet diellit. Centrali i parë ka filluar ta shesë energjinë elektrike në tregun e lirë, në bursën shqiptare të energjisë.
Sondazh

Investimet në bujqësi, Rama ftesë emigrantëve për t’u kthyer në vend-Balluku: Investimet në qarkun e Fierit ndërlidhin bujqësinë, turizmin dhe energjitikën
Kryeministri Edi Rama i’u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për të investuar në vendlindje, pasi në çdo rast atyre iu del më mirë se kudo tjetër. Në......

Trump: Marrëveshja për mineralet e Ukrainës është afër-Zelensky e kundërshton: Ka nje numër çështjesh problematike
Sipas një burimi ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të pranojë një marrëveshje për mineralet me SHBA-në pasi Ukraina sheh një “një numër çështjesh......

Vota e diasporës, më të “interesuarit” emigrantët nga Italia-Deri tani në platformën e regjistrimit mbi 250 mijë kërkesa
Kur kanë ngelur vetëm dy javë nga mbyllja e afatit për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit për të votuar në platformën përkatëse janë regjistruar mbi......

Nisin punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit-Rama e Balluku: Do t’i japë hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë
Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit i është nënshtruar rikonstruksionit total, për......

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së filmit-Rama: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën hapa në përqasjen e ideve inovative dhe atyre kulturore. Në serinë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku......

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë të moshës mediane në 10-të vite
Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e......

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për reformën e debatuar
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u......

SHBA, Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit-Në listën e shkarkimeve edhe gjenerali i lartë amerikan Charles Brown
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave, të cilin e kishte emëruar më pare, Caleb Vitello. Sipas......