Investimet në bujqësi, Rama ftesë emigrantëve për t’u kthyer në vend-Balluku: Investimet në qarkun e Fierit ndërlidhin bujqësinë, turizmin dhe energjitikën
Kryeministri Edi Rama i’u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për të investuar në vendlindje, pasi në çdo rast atyre iu del më mirë se kudo tjetër.
Në inspektimin e punimeve për ndërtimin e argjinaturës të lumit Seman, një ftesë të veçantë, kreu i qeverisë i’u dërgoi emigrantëve në greqi dhe itali.
"Dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti”- u shpreh Rama
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se investimet në këtë zonë synojnë të ndërlidhin zhvillimet në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe turizmit.
“Nga ana tjetër, e gjithë zona e Topojës, Libofshës dhe gjithë zona që përfshihet ka prodhimtari shumë të lartë. Toka pjellore ka prodhimtari të lartë dhe ashtu siç e kemi koordinuar me Bashkinë e Fierit, por edhe me Këshillin Kombëtar të territorit në ditët në vazhdim, ne do jemi të gatshëm për të zbatuar dhe Planin Rregullues përsa i përket bregdetit nga grykëderdhja e Semanit, deri në grykëderdhjen e Vjosës. Do jetë hera e parë që do kemi mundësi të dizajnojmë një vijë bregdetare për arsye turistike nga fillimi në fund” - u shpreh Balluku
Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj foli për investimet dhe subvencionet e dhëna për bujqësinë, ndërkohë që kryeministri Rama kujtoi edhe mundësinë e mirë që është krijuar me financimet e planifikuara për bujqësinë nga Banka e Shqipërisë.
"Janë aktualisht 14 kantiere, 8 janë të ndjekura nga ministria dhe 6 janë nga pushteti vendor, në një fond që përgjatë 2-3 viteve të ardhshme me 6 milionë euro do ndihmojë një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, por njëkohësisht kemi investime edhe në hidroivor se kjo zonë ka hidrovor të rëndësishëm.
Kemi përfunduar punimet në hidrovorin e Karavastasë dhe të Divjakës. Dhe kemi një investim të rëndësishëm përgjatë 3 vitet e ardhshme dhe në sistemet e reja të ujitjes.” – detajoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit teksa theksoi se “Mbështetja për sistemin e ujitje-kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet në 10 vitet e fundit është shtuar me gati 4 herë në krahasim me 2013. Vijmë nga investime prej 4.5 milionë euro në vit, në gati 20 milionë euro në vit, vetëm për infrastrukturën e sistemit të ujitje-kullimit, çka e bën shumë të dukshme mbështetjen për të ruajtur sipërfaqen e tokës që është baza pastaj për të zhvilluar ekonominë bujqësore” – u shpreh Denaj.
Sondazh

Trump: Marrëveshja për mineralet e Ukrainës është afër-Zelensky e kundërshton: Ka nje numër çështjesh problematike
Sipas një burimi ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të pranojë një marrëveshje për mineralet me SHBA-në pasi Ukraina sheh një “një numër çështjesh......

Vota e diasporës, më të “interesuarit” emigrantët nga Italia-Deri tani në platformën e regjistrimit mbi 250 mijë kërkesa
Kur kanë ngelur vetëm dy javë nga mbyllja e afatit për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit për të votuar në platformën përkatëse janë regjistruar mbi......

Nisin punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit-Rama e Balluku: Do t’i japë hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë
Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm prej 31 km që lidh hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit i është nënshtruar rikonstruksionit total, për......

Shqipëria, mundësi për zhvillimin e industrisë së filmit-Rama: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën hapa në përqasjen e ideve inovative dhe atyre kulturore. Në serinë e podcast-it “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku......

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë të moshës mediane në 10-të vite
Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e......

Gjermania voton Bundestag-un e ri/Zgjedhjet, test i fortë për reformën e debatuar
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u......

SHBA, Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit-Në listën e shkarkimeve edhe gjenerali i lartë amerikan Charles Brown
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave, të cilin e kishte emëruar më pare, Caleb Vitello. Sipas......

BE forcon partneritetin me Amerikën Latine-Tensionet me Administratën Trump u “hapin rrugën” tregjeve të reja
Bashkimi Evropian po kërkon të thellojë marrëdhëniet me Amerikën Latine dhe Karaibet, duke e cilësuar si një partneritet të ndërtuar mbi "autonominë......