Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2025, 12:30

Trump: Marrëveshja për mineralet e Ukrainës është afër-Zelensky e kundërshton: Ka nje numër çështjesh problematike

Nga SCAN TV

Trump: Marrëveshja për mineralet e Ukrainës është

Sipas një burimi ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të pranojë një marrëveshje për mineralet me SHBA-në pasi Ukraina sheh një “një numër çështjesh problematike” me projekt-marrëveshjen.

Bëhet e ditur se Donald Trump kishte deklaruar se një marrëveshje ishte afër, por një burim me njohuri për negociatat tha se presidenti ukrainas nuk është gati të nënshkruajë. Sipas skyneës udhëheqësi amerikan ka kërkuar nga Ukraina akses në burimet natyerore të vendit në këmbim të armëve.  

“Marrëveshja nuk është ende gati për t’u nënshkruar, ka një sërë çështjesh problematike dhe në formën aktuale të draftit, presidenti nuk është gati ta pranojë atë”, thanë burime nga Ukraina. “Sot, draftet nuk pasqyrojnë një partneritet në marrëveshje dhe përmbajnë vetëm angazhime të njëanshme nga Ukraina”.

Nga ana e SHBA-së, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Mike Waltz tha këtë javë se një marrëveshje do të bëhej. “Këtu është fundi, Zelensky do të nënshkruajë atë marrëveshje dhe ju do ta shihni këtë në një afat shumë të shkurtër”, tha Waltz.

Këto komente vijnë pasi Trump e quajti Zelenskyn diktator. Ndër tjera, Ukraina u përjashtua nga bisedimet midis diplomatëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad në fillim të kësaj jave. 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat