Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave të dorëzuara nga kompanitë. Në total janë 3 kompani që kanë shfaqur interes, ndërkohë që nëse edhe kjo fazë përmbyllet me sukses, atëhere do të vijohet me nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese dhe nisjen e punimeve për këtë segment të rëndësishëm, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian.
Gara koncesionare synon pikërisht gjetjen e një kompanie private që do të ndërtojë aksin, një proces që sipas dokumenteve të tenderit parashikohet të zgjatë 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Sipas dokumenteve të tenderit, që shoqërojnë garën koncesionare, vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.
Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km. Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE - së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern
Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri-......

A do shkurtohen vende punë në fasoneri nga IA? - Prençe: 1 pajisje mbulon 5 punonjës. Transformohet industria
Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po prek çdo sektor të ekonomisë, që nga prodhimi, eksporti, shërbimet, duke e bërë më pak të nevojshme......

Punëdhënësit kroatë, kundër rritjes së pagës minimale - Shoqata: Kostot e larta kërcënojnë investimet dhe punësimin
Shoqata e punëdhënësve kroatë (HUP) i ka kërkuar qeverisë që të mbajë të pandryshuar pagën minimale për vitin 2026, me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe......

Tarifat u kushtojnë kompanive globale mbi 35 mld USD - Por, marrëveshjet tregtare po zbusin ndikimin në ekonominë botërore
Kompanitë ndërkombëtare kanë sinjalizuar mbi 35 miliardë dollarë kosto nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, teksa po hyjnë në raportimet e......

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedha e huaja kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka pasur luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë......

IA po transformon startup-et - 70% e themeluesve po rrisin shpenzimet për teknologjinë e re
Ndërsa startup-et po investojnë në mjetet e inteligjencës artificiale për të rritur shpejtësinë e zhvillimit, ekspertët thonë se duhet t’u drejtohemi......

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE - Kryeministri Sanchez: Ka ndikim negativ në shëndetin e njerëzve
Spanja do të përpiqet të ringjallë propozimin e bllokut evropian për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit sezonal të orës, duke i kërkuar Brukselit të......