IA po transformon startup-et - 70% e themeluesve po rrisin shpenzimet për teknologjinë e re
Ndërsa startup-et po investojnë në mjetet e inteligjencës artificiale për të rritur shpejtësinë e zhvillimit, ekspertët thonë se duhet t’u drejtohemi sipërmarrësve për të kuptuar “pasojat ekonomike” të kësaj teknologjie për fuqinë punëtore.
“Nëse inovacioni vjen në masë të madhe nga startup-et, dhe kështu është, atëherë startup-et janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe zgjerimin e mundësive,” shpjegojnë ata.
Themeluesit thonë se buxhetet e tyre për inovacionin po vazhdojnë të rriten. Mbi 70% e tyre treguan se po shtojnë shpenzimet për inteligjencën artificiale dhe automatizimin, sipas një studimi të gushtit që përfshiu 1,500 themelues të startup-eve në fazë të hershme, nga firma fintech Mercury.
Ekspertët e sektorit sqarojnë se praktikat e punësimit të themeluesve po evoluojnë ndërsa teknologjia e re po bëhet një forcë kryesore në planifikimin e tyre strategjik. Sipërmarrësit po e përdorin atë për të automatizuar dhe optimizuar aspektet e biznesit që kërkojnë shumë energji dhe që përfshijnë njerëz.
Një themeluese dhe CEO e Productions.com, u shpreh se shumë prej fushave kryesore të kompanisë së saj janë të realizuara nga mjetet e inteligjencës artificiale, duke përfshirë shitjet, marketingun dhe operacionet. “Kjo na lejon të zgjerojmë kapacitetin tonë si një ekip fleksibël,” shtoi ajo.
Por automatizimi i këtyre detyrave ka pasoja negative për punësimin, veçanërisht për punonjësit e rinj. “Shumë startup-e kanë nevojë të jenë efikase në përdorimin e kapitalit kur vendosin nëse do të shfrytëzojnë një individ me përvojë të ulët apo teknologjinë, dhe ndonjëherë kjo e fundit fiton,” thonë analistët.
Ndërsa shumë punonjës, studiues dhe madje edhe CEO kanë ngritur shqetësime për zëvendësimin e vendeve të punës nga inovacioni, disa fokusohen te përfitimet e mundshme.
“Nuk mendoj se është gjithçka negative. Kjo i shtyn njerëzit të mendojnë më herët si sipërmarrës, qoftë duke nisur një biznes të vogël, duke punuar “online” apo duke grumbulluar aftësi që u japin avantazh,” u shpreh një studiuese.

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE - Kryeministri Sanchez: Ka ndikim negativ në shëndetin e njerëzve
Spanja do të përpiqet të ringjallë propozimin e bllokut evropian për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit sezonal të orës, duke i kërkuar Brukselit të......

Dita e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Balluku: Falë jush udhëtimet tona të sigurta!
Në ditën e kontrollorëve të trafikut ajror, zv. Kryeministrja njëkohësisht ministre e transportit Belinda Balluku, ka përcjellë një mesazh vlerësimi për to.......

“Komisioni i Venecias, thelbësor për reformën në drejtësi” - Rama: Kontribut historik që na ndihmoi të ruajmë “busullën” e orientimit
Komisioni i Venecias ka luajtur një rol thelbësor për realizimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor. I pranishëm në Konferencën "30......

Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive - AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës
Autoriteti i Mediave Autovizive ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisionin për Nismat Qytetare,......

Shtrëngohet kreditimi për individët - Nisin efektet e kufizimeve të vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë
Bankat tregtare kanë hezituar t'i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së......

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC
KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në......

Cilat janë hapat e regjistrimit të bizneseve të huaja? - Shqipëria, me procedura të shpejta dhe taksa të ulëta!
Pak ditë më parë, në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shqipëri-Turqi, ndërsa nuk munguan thirrjet që investitorët e huaj të investojnë në......

“Të gjithë shqiptarët me mjet identifikimi digjital” - Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të vitit 2026. Jemi përpara BE-së
Qeveria ka prezantuar projektin e Identitetit Digjital, një nismë që synon të transformojë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet publike,......