“Kodi zgjedhor të adresojë çështjet kyçe” - Celibashi: Rregulla për financimin e partive nga palët e treta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike dhe subjekteve zgjedhore nga palët e treta, ndërsa theksoi se duhet të vendoset nëse do zgjerohet votimi elektronik.
“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt. Nuk ka asgjë për sa i përket rrjeteve sociale, fushatës online apo përmes internetit etj”, tha Celibashi
Një tjetër aspekt i sjellë në vëmendje nga Celibashi është ai që ka të bëjë me garantimin e mundësisë për të votuar për personat në pamundësi për të dalë nga banesa.
“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha ai.
Këto kërkesa, kryekomisioneri Celibashi i shpalosi në panelin për Reformën Zgjedhore, në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli I Europës dhe Komisioni I Venecias”.

Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? - Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit. Bregdeti, mbi 2000 euro/metër katror
Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakton çmimet e reja të referencës në 12 qarqe......

11 centrale të rinj në prodhim - Zhvillimet e sektorit elektroenergjetik, kapaciteti total 225 MW
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e kapaciteteve të reja prodhuese në sektorin elektroenergjetik, me 11 impiante që kanë fuqi......

Bankat, më “dorëlëshuara” në kredinë për bizneset - Vrojtimi/ Lehtësojnë standardet për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme
Megjithëse bankat tregtare rezultojnë të kenë dhënë më pak kredi për qytetarët në tremujorin e tretë, të dhënat tregojnë se ato janë treguar më dorëlëshuar......

Ndërtohen më pak banesa private dhe më shumë pallate- Raporti/ Si po transformohet tregu i pasurive të paluajtshme?
Raporti më i fundit i Deloitte për Indeksin e Pronave sjell të dhëna interesante mbi zhvillimin e banesave private me një, dy apo më shumë kate në Shqipëri.......

Më shumë para’ në pleqëri! - Nga janari 2026, Gjermania ofron deri në 2000 euro shtesë për pensionistët
"Pension aktiv" quhet modeli i fundit që ka miratuar qeveria gjermane. Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension.......

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit......

Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i......

4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa......