Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2025, 09:39

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedha e huaja kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka pasur luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë me një rritje të lehtë nga dita e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka pasur lëvizje të kuotës mëngjesin e sotëm nga një ditë më parë duke u dobësuar disi teksa është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rritje të vlerës këtë të martë pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 103.9 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur luhatje të vlerës duke pësuar rënie dhe ngritje të lehta këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 110.3 lekë dhe duke u shitur me 111.6 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat